TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Publikimi i të dhënave personale të klientëve, “Sigal Uniqa Group Austria” gjobitet me 50 mijë Euro

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Publikimi i të dhënave personale të klientëve, “Sigal Uniqa Group Austria” gjobitet me 50 mijë Euro

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”’, thuhet se shqiptohet gjobë kundërvajtëse me vlerë prej 30 mijë euro, ndaj “Sigal Uniqa Group Austria” Sh. A., në cilësinë e kontrolluesit, për shkeljen e dispozitave për sigurinë e të dhënave personale.

Tutje thuhet se, shqiptohet gjobë kundërvajtëse me vlerë prej 20 mijë euro, ndaj “Sigal Uniqa Group Austria” Sh. A., në cilësinë e kontrolluesit, për shkeljen e përgjithshme të dispozitave të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke ia besuar përpunimin e të dhënave personale një personi tjetër, pa lidhur kontratë me shkrim, siç parashihet në paragrafin 2 të nenit 32 të LMDhP-së.

Të njëjtit me vendim janë urdhëruar, të ndalojnë përkohësisht përpunimin e të dhënave personale përmes shitjes së produkteve në internet (online) deri në marrjen e masave dhe procedurave të nevojshme për sigurimin e të dhënave personale.

Po ashtu, shumën e përcaktuar si më sipër të njëjtit janë obliguar që ta paguajnë në afat prej 30 ditësh si dhe brenda 30 ditësh ta njoftojnë AIP-në me veprimet e ndërmarra për zbatimin e këtij vendimi.

Në pjesën arsyetuese të vendimit thuhet se AIP 20 tetor 2022, përmes postës elektronike (e-mail), ka pranuar një ankesë nga subjekti i të dhënave znj. A.A, që mbanë numrin e protokollit 647.

“Në ankesë, subjekti i të dhënave ka shpjeguar se: “pas blerjes online, Kompania ‘Sigal’ ka bërë publikimin e të dhënave të mia në platformën Google. Të njëjtit kanë larguar të dhënat e mia nga vegëza (linku), por këto të dhëna figurojnë në faqen kryesore të Google sapo të kërkohet emri im në atë platformë. Ka dy javë që këto të dhëna janë publikuar në platformën online dhe në faqe të Kompanisë ‘Sigal’”, thuhet në vendim.

Në vazhdim thuhet se AIP fillimisht, ka mbledhur informacione lidhur me veprimtarinë e Kompanisë “Sigal Uniqa Group Austria” Sh. A. si dhe është kontaktuar subjekti i të dhënave për shpjegime më të detajuara.

Sipas vendimit, përmes zyrtarëve të inspektimit, më 25 tetor 2022, AIP ka filluar procedurën e inspektimit për të vërtetuar pretendimet e ankueses, ku fillimisht kanë kontrolluar web faqen zyrtare të kontrolluesit https://www.sigal-ks.com, e që sipas tyre gjatë inspektimit të web faqes, është konstatuar se kontrolluesi nuk informon subjektet e të dhënave dhe nuk ka ndonjë modalitet për ushtrimin e të drejtave të subjektit, ashtu siç parashihet në nenin 11 dhe 12 të LMDHP-së.

“Në kohën e inspektimit të web faqes së kontrolluesit, nuk është gjetur ndonjë publikim i të dhënave personale. Por, në momentin që është kërkuar në motorët e kërkimit (shfletuesit) “Google.com” dhe “Bing.com”, përmes një kërkimi të thjeshtë, duke shënuar “Porosia Shu – sigal-ks.com”, kanë filluar të shfaqen edhe të 3 dhëna të subjekteve tjera, duke bërë publike kategoritë e të dhënave, si: emri, mbiemri, data e lindjes, mosha, numri i telefonit, numri i letërnjoftimit (i cili paraqet numrin unik identifikues – numrin personal), numri i pasaportës, data e nisjes, data e kthimit dhe shuma e pagesës’’, thuhet në arsyetim të vendimit.

Po ashtu, thuhet se AIP kanë zhvilluar inspektimin në selinë e kontrolluesit me ç’rast është hartuar edhe procesverbal si dhe në vazhdimin e procesit të inspektimit thuhet se kanë kërkuar nga kontrolluesi informacione shtesë lidhur me trajtimin e çështjes së publikimit të të dhënave personale në internet.

Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankesa, por që pala e pakënaqur mund të iniciojë konflikt administrativ në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, brenda afatit prej 30 ditësh.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca pritet të jetë kryenegociator i dialogut me Serbinë

Auto Draft

UP kërkon rikthimin e objektit në veri të Mitrovicës

Auto Draft

“Shtëpia e UÇK-së”, rrëfimi i Isak Qolli në shtëpinë e të cilit u formua një nga celulat e para

Auto Draft

30 ditë kufizime, mësueseje e cila po tenton të largoi nxënësit nga telefoni

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca pritet të jetë kryenegociator i dialogut me Serbinë

Auto Draft

UP kërkon rikthimin e objektit në veri të Mitrovicës

Auto Draft

“Shtëpia e UÇK-së”, rrëfimi i Isak Qolli në shtëpinë e të cilit u formua një nga celulat e para

Auto Draft

30 ditë kufizime, mësueseje e cila po tenton të largoi nxënësit nga telefoni

Rama thotë se të hënën kthehet në normalitet situata me menaxhimin e mbeturinave

Rama thotë se një “koalicion i gjerë” do të bëhet së shpejti në kryeqytet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën