Përmes një postimi në Twitter, ai bëri të ditur se u ka bërë thirrje atyre për përmbajtje nga veprimet e njëanshme që mund të shkaktojnë përshkallëzim.
“Kam biseduar me Aleksandar Vuçiqin dhe Albin Kurtin për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. U kam bërë thirrje të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë përshkallëzim. Dialogu është mënyra e vetme para. NATO_KFOR-i mbetet vigjilentë”, ka shkruar ai./teve1.info/
Spoke to @avucic and @albinkurti about the tense situation in northern Kosovo. I urged both to refrain from any unilateral action that can trigger escalation. Dialogue is the only way forward. @NATO_KFOR remains vigilant.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) November 7, 2022