TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

94% e kosovarëve në Zvicër pasaportën e kanë marrë nëpërmjet natyralizimit, 6 % nga lindja atje

nga tëvë1
27 Janar, 2024
0
A A
94% e kosovarëve në Zvicër pasaportën e kanë marrë nëpërmjet natyralizimit, 6 % nga lindja atje

Zyra Federale e Statistikave të Zvicrës ka publikuar këtë javë anketën vjetore strukturore.

Ky është sondazhi më i madh i popullsisë dhe strukturës së familjeve, që bëhet në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Shtetësia e dyfishtë ishte ndër çështjet kryesore që ka marrë në trajtim kjo anketë.

Dhe, ajo që është zbuluar është se rreth 20 për qind e popullsisë rezidente zvicerane (1.095 milion njerëz) kishte shtetësi të dyfishtë në vitin 2022. Nga këta, rreth 65 për qind kanë marrë pasaportën zvicerane përmes natyralizimit dhe 35 për qind kanë marrë nënshtetësinë zvicerane në lindje.

Anketa tregon se dhjetë grupet më të përfaqësuara më së shpeshti kanë marrë nënshtetësinë zvicerane përmes natyralizimit. Dhe, ajo që ne mund të na interesojë më së shumti është se përmes kësaj rruge janë natyralizuar më së shumti ballkanasit.

Ndërsa fare në krye të listës në këtë pikë janë njerëzit nga Kosova. Ata, në 94 për qind të rasteve kanë marrë pasaportën zvicerane me natyralizim dhe vetëm në 6%, me lindje.

Pas kosovarëve vinë shtetasit e Serbisë me 90 për qind dhe ata nga Maqedonia e Veriut të cilët po ashtu në 90 për qind të rasteve janë “zviceranizuar” më vonë, pra jo me lindje. Në vazhdim, me 85% vinë në radhë shtetasi e Turqisë dhe ata të Portugalisë.

Qytetarët e dyfishtë zvicerano-francez janë i vetmi grup që ka marrë nënshtetësinë zvicerane më shpesh në lindje (57 për qind) sesa përmes natyralizimit (43 për qind).

Përqindja e shtetasve të dyfishtë ndryshon në varësi të kantonit. Kështu, në Gjenevë është më e larta me 48 për qind, përcjell albinfo.ch. Kantoni Obëalden ka numrin më të ulët të shtetasve të dyfishtë me vetëm pesë për qind. Në Kantonin e Cyrihut 24.9 % të njerëzve kanë shtetësi të dyfishtë. Ngjashëm është edhe në kantonet tjera të mëdha.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Zjarr i madh në Golesh

Rreziku nga zjarret – ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve dhe ndezja e zjarreve në ambientet e hapur

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Krejt çfarë tha Trumpi në fjalimin drejtuar Kongresit amerikan

Trump reagon për përmbytjet në Teksas: Bashkëpunim i plotë me zyrtarët lokalë

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Zjarr i madh në Golesh

Rreziku nga zjarret – ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve dhe ndezja e zjarreve në ambientet e hapur

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X