TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

895 vota të pavërteta për Selmanajn: Distancohem plotësisht dhe kërkoj rinumërim të plotë

by TËVË 1
9 muaj ago
8
A A
895 vota të pavërteta për Selmanajn: Distancohem plotësisht dhe kërkoj rinumërim të plotë

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Driton Selmanaj, ka ngritur akuza të rënda për manipulim të votave, duke e cilësuar situatën aktuale si “manipulim industrial”, në vazhdën e asaj që ai e quan “vjedhje industriale të votave” në vitin 2010.

Përmes një postimi në Facebook, Selmanaj ka rikujtuar se menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 kishte shprehur dyshime serioze për manipulim votash në Qendrat Komunale të Numërimit në të gjithë Kosovën, si dhe në votat e diasporës dhe ato me postë.

Sipas tij, kërkesat për rinumërim të përgjithshëm të votave ishin injoruar plotësisht nga institucionet dhe subjektet politike.

Ai thekson se mungesa e reagimit institucional dhe vullnetit politik ka krijuar terren që e njëjta situatë të përsëritet edhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

“Çka po vërtetohet në komunën e Prizrenit nuk është rast i izoluar, por një dukuri që ka ndodhur në gjithë Kosovën”, ka shkruar Selmanaj, duke shtuar se rinumërimi i të gjitha kutive ka qenë dhe mbetet i domosdoshëm.

Sipas tij, rinumërimi në Prizren ka zbuluar të dhëna shqetësuese, ku votat u janë ndryshuar apo prekur kandidatëve të të gjitha partive politike, pa përjashtim, disa me dallime të mëdha e disa më të vogla.

Selmanaj ka shprehur dyshime se bëhet fjalë për një skenar të mirëorganizuar të abuzimit masiv të votave, i cili, sipas tij, ka përfshirë të gjithë kandidatët dhe partitë politike, me qëllim të balancimit dhe shpërndarjes së manipulimit për të shmangur identifikimin e problemit.

Ai ka theksuar se as lista e kandidatëve të LDK-së nuk i ka shpëtuar këtij skenari, përfshirë edhe veten e tij, ndërsa është distancuar qartë nga çdo individ që ka tjetërsuar vullnetin e qytetarëve të Prizrenit.

Selmanaj ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria dhe institucionet tjera kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të rikthyer rregullsinë e procesit zgjedhor dhe për të ndëshkuar përgjegjësit.

Tags: Driton SelmanajLDKTeve1zgjedhjet e 28 dhjetorit
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nesër diskuton për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nesër diskuton për Kosovën

Spahiu: Hamza s’është i interesuar të mbetet në krye të PDK-së, por partia duhet ta mbajë

Spahiu: Hamza s’është i interesuar të mbetet në krye të PDK-së, por partia duhet ta mbajë

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Dyshime për dhunë në familje në Ferizaj, policia shoqëron një 36-vjeçar

Qeveria e Shqipërisë miraton vendimin për shpërblimin me nga 2 mijë e 500 euro për policët

Dita e shtatë e protestës në Tiranë: Nga sulmi ndaj Gjykatës së Apelit te përplasjet në rrugët e kryeqytetit

Dita e shtatë e protestës në Tiranë: Nga sulmi ndaj Gjykatës së Apelit te përplasjet në rrugët e kryeqytetit

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Emisioni “Info Nata” 19.10.2026

Emisioni “Info Nata” 19.10.2026

Senatori amerikan Peters për protestat në Shqipëri: Autoritetet të shmangin dhunën ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters për protestat në Shqipëri: Autoritetet të shmangin dhunën ndaj protestuesve

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Dyshime për dhunë në familje në Ferizaj, policia shoqëron një 36-vjeçar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën