TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​7 vjet pa Adem Demaçin

by Tëvë1
8 muaj ago
1
A A
​7 vjet pa Adem Demaçin

Sot mbushen shtatë vjet që kur ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës.

Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.

Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).

Sot, njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, sepse ai me punën dhe me veprën e tij, u bë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombit shqiptar, mbi pesë dekada.

Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, u shndërrua në një personalitet të përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare. Ai ka shkruar romanin “Gjarprijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjetë.

Pasditen e 26 korrikut të vitit 2018, Demaçi ndërroi jetë. Në nderim të tij u organizuan shumë aktivitete shtetërore si dhe u mbajtën tri ditë zie në Kosovë./kp

Tags: Adem Demaçipervjetori i vdekjes
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Begaj për 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO: Liria e Kosovës dhe paqja në rajon erdhën falë aleancës

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku: 24 marsi, kthesa historike për lirinë e Kosovës

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Përbërja e re e KQZ-së, Osmani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

​Kurti pranon letër urimi nga homologu austriak për mandatin e ri qeverisës

​Kurti pranon letër urimi nga homologu austriak për mandatin e ri qeverisës

Norvegjezi Eskas, gjyqtar kryesor i ndeshjes Sllovaki – Kosovë

Izraeli paralajmëron shkatërrim në Libanin jugor sipas “modelit të Gazës”

Izraeli paralajmëron shkatërrim në Libanin jugor sipas “modelit të Gazës”

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku: 24 marsi, kthesa historike për lirinë e Kosovës

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Përbërja e re e KQZ-së, Osmani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

​Kurti pranon letër urimi nga homologu austriak për mandatin e ri qeverisës

​Kurti pranon letër urimi nga homologu austriak për mandatin e ri qeverisës

Osmani: Asnjë subjekt s’garantoi shumicën, mund të kemi dy palë zgjedhje brenda katër muajve

Përvjetori i bombardimeve të NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën