Hyrja e kësaj ndërtese në lagjen“Bregu i Diellit” në Prishtinë u kthye në skenë krimi.
Kjo pasi mbrëmjen e së mërkurës, këtu u dëgjuan të shtëna më armë zjarri.
E i pasojë e kësaj, Agron Hajdari, mbeti i vrarë në vend.
E gjithë ngjarja ndodhi rreth orës 20:40.
E sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë nga vend i ngjarjes janë siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë.
“Në kuadër te këtyre veprimeve është mundësuar edhe sigurimi dhe analizimi i video-incizimeve nga kamerat e sigurisë, të cilët do të shërbejnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te ketij rasti. Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka dale edhe njësia K9, me qëllim të gjurmimit të lëvizjeve të personit të dyshuar dhe viktimës”, thuhet nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.
E vetëm 20 minuta pas kësaj, një ngjarje tjetër e tronditi vendin.
Në Mitrovicën e Jugut, një person mbeti i vrarë pas një sulmi me thikë.
E gjithë ngjarja ndodhi brenda banesës së viktimës.
Nga Policia e Kosovës thonë se në 5 muajt e parë të këtij viti, janë regjistruar 7 vrasje.
E ish-drejtori i këtij institucioni të sigurisë, thotë se organet e rendit duhet të marrin më shumë masa.
“Tash brenda 24 orëve i kemi dy raste shumë të rënda, ky në Prishtinë dhe ai në Mitrovicë. Dhe normalisht se shqetësimi i qytetarëve është i arsyeshëm, është shumë me vend dhe kërkojnë nga institucionet për zbatimin e ligjit që të ndërmarrin diçka më tepër në parandalimin e këtyre e këtyre rasteve dhe t’i kushtojnë rëndësi shumë. Nëse tash thuhet në raportin e policisë se personi i cili mbrëmë i ka ndodhë rasti për policinë ka qenë i njohur në raste të tilla, atëherë policia është dashur që atë territor ku ai person është sjellë, ta mbulojë më shpesh përmes patrullave të kombinuara me patrulla të uniformuara apo edhe me rroba me civile”, thekson Maliqi.
Ndërsa sociologët kanë treguar për shkaqet që nxisin dhunën dhe çojnë në raste të tilla.
“Kohëve të fundit kemi një shpërfaqje dhe rritje të mos durimit dhe tolerancës sociale pra kolektive mes vete, ku kjo gjuha e ashpër qoftë edhe nga vijat me të larta të pushtetit po përcillet poshtë edhe nga politika këto mund ti vërejmë edhe ne adresimet e ndryshme politike pastaj edhe rrjetet sociale që po ndikojnë tek masa e pastaj kjo po shfaqet në një lloj norme apo kulturë që kjo gjuhë e ashpër po përcillet me dhunë e pastaj i kemi edhe problemet e tjera socioekonomike e pastaj edhe gjendja psikologjike që në disa raste mund të jetë patologjike ose edhe nën ndikim të substancave”shprehet Xërxa.
Nga Policia e Kosovës, e kanë bërë të ditur se gjatë vitit 2025, në total janë regjistruar 19 raste të vrasjeve.






