TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

6 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
6 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA

Futbolli kosovar sot po e feston 6 vjetorin e pranimit në UEFA. 3 maj i vitit 2016 hyri në analet e historisë së sportit kosovar, kur përfundimisht Kosova theu izolimin prej dy dekadash e gjysmë, duke u bërë pjesë e familjes evropiane të futbollit.

28 vota të delegatëve në Kongresin e UEFA-s në Budapest ishin pro anëtarësimit të FFK-së, 24 kundër dhe 2 abstenime dhe kësisoj Kosova u bë anëtarja e 55-të e kësaj organizate.

Pas pranimit të Kosovës në UEFA, ish-kryetari Fadil Vokrri ju kishte drejtuar Kongresit duke thënë se kjo është një ditë historike për futbollin kosovar.

“Jam shumë i emocionuar t’iu drejtohem pasi sot Kosova është pranuar në UEFA, ky është një moment historik për futbollin kosovar. Një lajm i jashtëzakonshëm për futbollistët, sportdashësit. Betohemi se do të mbrojmë vlerat e futbollit. Faleminderit për votat që na bënë anëtaren e 55-të të UEFA-s”.

Por, këtë përvjetor Kosova dhe Federata e Futbollit e Kosovës, po e feston në një situatë shumë më të mirë.
Vetëm 6 vjet prej pranimit futbolli ynë mund të mburret me shumë të arritura.

Padyshim e veçanta është fakti që Kosova u bë vendi i parë në rajon që e solli sistemin VAR në një kohë rekorde, duke e bërë kështu kampionatin shumë më të vlerësuar dhe duke i hequr dilemat e mundshme.

Një tjetër e arritur e madhe që ka të bëjë drejtpërdrejt me klubet është edhe pjesëmarrja me 4 skuadra në Evropë. Kampioni, vendi i dytë dhe i tretë në tabelë si dhe fituesi i Kupës marrin pjesë në garat ndërkombëtare.

Ndërkohë edhe Superliga e Kosovës ka shënuar progres në ranglistën e UEFA-s, duke u pozicionuar më lart sesa vendet e rajonit si Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi. /Tëvë1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ademi: Javën e ardhshme vendoset për trajnerin

Ademi: Gladiatorët dardanë do të rikthehen edhe më të fortë

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Përfundon pa gola pjesa e parë, Kosova me disa raste shënimi

Përfundon pa gola pjesa e parë, Kosova me disa raste shënimi

​27 vjet nga masakra në Gjakovë dhe Lybeniq të Pejës

​27 vjet nga masakra në Gjakovë dhe Lybeniq të Pejës

Kurti: Humbja dhemb, por jemi më afër se kurrë suksesit historik

Kurti: Humbja dhemb, por jemi më afër se kurrë suksesit historik

Përfshihet nga zjarri një banesë në Gjilan

Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë, policia nis hetimet

Osmani reagon pas humbjes së Kosovës ndaj Turqisë: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të tërë

Osmani reagon pas humbjes së Kosovës ndaj Turqisë: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të tërë

​17 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO

​17 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO

​45 vjet nga demonstratat e vitit 1981

​45 vjet nga demonstratat e vitit 1981

E mërkura me vranësira dhe reshje shiu

E mërkura me vranësira dhe reshje shiu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën