TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

6 vite nga zhdukja e Mirjeta Zekës – Familja dyshon te bashkëshorti i saj, Prokuroria pezullon hetimet

Janë bërë gjashtë nga zhdukja e Mirjeta Zekës. Familja e saj kritikon Prokurorinë Themelore në Mitrovicë për neglizhencë, e cila i ka pezulluar hetimet vitin e kaluar. Ata kërkojnë që rasti të transferohet në Prokurorinë Speciale.

by Florijeta Dernjani
7 muaj ago
3 0
A A

Kontaktin e fundit me familjen Mirjeta Zeka e pati gjashtë vite më parë.

Që nga korriki i vitit 2019 familja nuk ka asnjë gjurmë nga ajo.

Gjithçka nisi pas një pushimi pranveror që Mirjeta dhe bashkëshorti kishin ardhur ta kalojnë në Kosovë, por që në Gjermani, nuk u kthyen të dy bashkëshortët.

“Kanë pasur në plan që të qëndrojnë për dy javë, por pasi kanë kaluar këto dy javë, bashkëshorti i saj, në mesin e prillit është kthyer në Gjermani, kurse Mirjeta nuk ka dalë sipas informata nga pikat kufitare dhe aeroporti, nuk ka dalë asnjëherë nga Kosova”, tha avokati i Familjes Zeka, Amer Alija.

Familjen e Mirjetës, bashkëshorti i saj, e kishte njoftuar në korrik se ajo nuk është asgjëkundi.

Që nga ajo kohë, janë zhvilluar disa kërkime në lumin Ibër e lumin Sitnica, por pa rezultat.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte intervistuar bashkëshortin e Mirjetës, ku ai ishte mbrojtur në heshtje.

Nga familja thonë se motra e tyre asnjëherë nuk ishte ankuar për ndonjë keqtrajtim nga ana e bashkëshortit, por që ka pasur gjëra të cilat i kanë vërejtur vet këta.

Ata shprehin shqetësim për mos trajtimin e rastit të motrës së tyre.

Ndërkaq, hetimet për zhdukjen e Mirjeta Zekës janë kryer nën cilësimin si “vrasje e rëndë”.

“Vepra penale në hetime është kualifikuar si “Vrasje e rëndë” dhe si e tillë  nuk mund të parashkruhet shpejtë…….Të intensifikohen hetimet dhe jo të pret Prokuroria që mos po i shkon ndonjë dëshmi vet në zyre”, tha Alija.

E vitin e kaluar, kjo prokurori i pezulloi hetimet e saj.

Televizioni ka tentuar të marrë qëndrim nga ky institucion, por nuk ka marrë përgjigje.

Përfaqësuesi ligjor i familjes Zeka, veprimet e kësaj prokurorie i kritikon për zvarritje e neglishencë.

Madje, ka bërë parashtrime në Prokurori Speciale e Zyrë të Kryeprokurorit të Shtetit që ky rast të transferohet në Prokurori Speciale.

“Po pret që t’i intervistojë disa familjarë të të dyshuarit dhe unë nuk e shoh si arsye që gjashtë vite të pritet intervistohen familjarët, andaj mendoj që ky rast është duke u neglizhuar dhe urgjentisht duhet të kalojë tek Prokuroria Speciale apo të formohet një ekip i prokurorëve, i cili bashkërisht do të angazhohej në ndjekjen apo ndriçimin e këtij rasti”, deklaroi Alija.

Edhe publikisht, familja Zeka ka kërkuar nga organet e drejtësisë që rasti i motrës së tyre të zbardhet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria shkruan histori, mund Serbinë në zemër të Leskovcit

Shqipëria shkruan histori, mund Serbinë në zemër të Leskovcit

Ferizaj i qetë një ditë para zgjedhjeve – Detaje për atmosferën sjell gazetarja e Tëvë1

Ferizaj i qetë një ditë para zgjedhjeve – Detaje për atmosferën sjell gazetarja e Tëvë1

Drenasi gati për zgjedhje, simpatizantë të flaktë përkrahin Ramiz Lladrovcin

Drenasi gati për zgjedhje, simpatizantë të flaktë përkrahin Ramiz Lladrovcin

Kryeqyteti në heshtje një ditë para zgjedhjeve, qytetarët më të interesuar për lojën e Shqipërisë

Kryeqyteti në heshtje një ditë para zgjedhjeve, qytetarët më të interesuar për lojën e Shqipërisë

FFK paralajmëron notë proteste ndaj Serbisë për thirrjet kundër Kosovës

FFK paralajmëron notë proteste ndaj Serbisë për thirrjet kundër Kosovës

Kurti: Shqiptarët fitojnë e mundën Serbinë

Kurti: Shqiptarët fitojnë e mundën Serbinë

Shqipëria shkruan histori, mund Serbinë në zemër të Leskovcit

Shqipëria shkruan histori, mund Serbinë në zemër të Leskovcit

Albin Kurti i gëzohet golit të Shqipërisë ndaj Serbisë

Albin Kurti i gëzohet golit të Shqipërisë ndaj Serbisë

Ferizaj i qetë një ditë para zgjedhjeve – Detaje për atmosferën sjell gazetarja e Tëvë1

Ferizaj i qetë një ditë para zgjedhjeve – Detaje për atmosferën sjell gazetarja e Tëvë1

Drenasi gati për zgjedhje, simpatizantë të flaktë përkrahin Ramiz Lladrovcin

Drenasi gati për zgjedhje, simpatizantë të flaktë përkrahin Ramiz Lladrovcin

Kryeqyteti në heshtje një ditë para zgjedhjeve, qytetarët më të interesuar për lojën e Shqipërisë

Kryeqyteti në heshtje një ditë para zgjedhjeve, qytetarët më të interesuar për lojën e Shqipërisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën