TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

6 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për fajde

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
6 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për fajde

Shpalla e aktgjykimit ndaj tij u bë të hënën, në Gjykatën Themelore të Pejës, nga kryetarja e trupit gjykues Violeta Husaj Rugova, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, Podrimçaku, u dënua me 5 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë për veprën penale “Fajde”, kurse për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, i njëjti u dënua me 1 vit e 6 muaj, ndërsa u lira nga akuza “Shkaktim i rrezikut të përgjithshme”.

Kurse, pas shqiptimit të dënimit unik ndaj tij u shqiptua dënimi me 6 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë.

Po ashtu sipas aktgjykimit, i njëjti u urdhërua që t’ia kthejë shumen prej 50 mijë euro të dëmtuarit.

Ndryshe, më 28 shtator 2021, i pandehuri Driton Podrimçaku është deklaruar i pafajshëm se mori nga i dëmtuari Muhamet Berisha 60 mijë euro në emër të fajdes për veturën “BMW X5”, sulmoi zyrtarët policorë dhe ua rrezikoi jetën duke vozitur në mënyrë të pakontrolluar me veturë.

Ndryshe, aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë më 23 gusht 2021, ngarkon të pandehurin Podrimçaku se nga muaji janar i vitit 2019 e në vazhdimësi deri më 14 prill 2021, në Pejë, ka kontraktuar shumë joproporcionale të pasurisë ndaj të dëmtuarit Muhamet Berisha dhe duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit, kishte përfituar 60 mijë euro nga i dëmtuari.

Sipas aktakuzës për një veturë të tipit BMW-X5, në vlerë prej 17 mijë euro, i dëmtuari nga 2019 për dy vite, çdo muaj kishte paguar në emër të fajdesë shumën prej 2 mijë euro, kurse në vitin 2021, në emër të fajdesë, i dëmtuari kishte paguar edhe 12 mijë euro, gjithsej i pandehuri dyshohet se në emër të fajdesë kishte pranuar shumën prej 60 mijë euro.

Me këtë, dyshohet se ka kryer veprën penale të “Fajdesë”, nga neni 331, paragrafi 3, lidhur me par.1, dhe nenin 77 të Kodit Penal, për të cilën parashihet dënimi me gjobë dhe me burgim prej tre deri në 12 vite burgim.

I pandehuri akuzohej se më 13 prill 2021 në fshatin Vitomiricë në Pejë, ka sulmuar policin Shpejtim Tafili, derisa i njëjti kishte qenë duke i zbatuar masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhdimit sipas urdhëresës së gjykatës.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri e godet me veturë të dëmtuarin derisa ky i fundit sinjalizon të ndalet.

Me këtë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, nga neni 402, par.4 lidhur me par.2 dhe par.1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vite.

Po ashtu, i pandehuri akuzohet edhe për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, pasi i pandehuri duke lëvizur me veturë në mënyrë të pakontrolluar, kishte vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit Veton Osmani dhe zyrtarëve tjerë policorë.

Me këtë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, par.1, të Kodit Penal, vepër ku kryesi dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

Qytetarët ankohen për mungesë barnash në QKUK

Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

Për katër vjet 20 mijë pensionistë më shumë

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

Kryeministri kroat kritikon BE-në: Sulmi në Banjskë kaloi sikur nuk ndodhi asgjë

Plenkoviq: Raketat hipersonike të Serbisë shërbejnë për sulme me rreze të gjatë në tokë

Qytetarët ankohen për mungesë barnash në QKUK

Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

Për katër vjet 20 mijë pensionistë më shumë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën