tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

5 shenja që tregojnë se jeni emocionalisht bosh

tëvë1 nga tëvë1
17/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Asgjë nuk ju emocionon më, ndiheni të ndenjur pa ju shqetësuar asgjë, jeni indiferent ndaj njerëzve që ju rrethojnë dhe në përgjithësi ka një situatë stagnuese dhe të qëndrueshme në jetën tuaj, të cilën e ndiqni “automatikisht”, pa menduar dhe pa emocione. Përpara se të analizojmë më shumë fenomenin e mungesës së emocioneve, le të shohim 5 shenjat, të cilat zbulojnë se mund të jeni në një fazë ku jeni një person “emocionalisht bosh”:

Ndiheni të shkëputur nga vetja dhe të tjerët

Ju nuk mund t’i ndjeni lehtësisht ndjenjat e njerëzve të tjerë

Keni humbur interesin për gjërat që më parë ju emociononin

Në përgjithësi keni një ndjenjë se “nuk ju intereson asgjë”

Mungon produktiviteti dhe motivimi për çdo fillim të ri

“Të jesh emocionalisht bosh manifeston një gjendje më të përgjithshme ku mungon vullneti për të jetuar. Është një gjendje ndryshe nga depresioni, pasi personi nuk ka prirje vetëshkatërruese, por mungon ndjenja, lidhja emocionale me njerëzit që e rrethojnë, nuk i intereson si do të zhvillohen gjërat në jetën e tij dhe në në përgjithësi, ka një lodhje dhe letargji”, thotë Kara Nassour, një psikologe e licencuar në Teksas.

Kjo gjendje mund të prekë miliona njerëz në një moment të jetës së tyre dhe kryesisht vjen ose pas një përvoje traumatike, ose pas humbjes, stresit apo edhe zhgënjimit të madh.

Është e mundur që një person të ndihet bosh emocionalisht, pas një marrëdhënieje traumatike për shembull, pas një zhgënjimi ose humbjeje të tmerrshme. Është një gjendje automatike në të cilën truri hyn për të mbijetuar, por edhe për të larguar ndjenjat e pakëndshme. Të mos ndjehesh fare duket si një alternativë më e mirë sesa të ndjesh diçka ose pozitive ose negative.

Megjithatë, është e rëndësishme që ky person të fillojë gradualisht përpjekjet për t’u rilidhur me brendësinë e tij. Të gjejë sërish vullnetin për të jetuar, eksitimin, por edhe lidhjen me njerëzit e tjerë dhe ndjenjat e tij. Përndryshe, një personalitet emocionalisht i zbrazët mund të çojë në probleme të mëtejshme të shëndetit mendor si depresioni, stresi post-traumatik, çrregullimet e panikut dhe më shumë.

Të ngjashëm

SHËNDETI

Pse është i rëndësishëm konsumimi i pjeprit?

03/06/2023
SHËNDETI

Lodhje ekstreme, dobësi muskulore: Këto janë disa nga shenjat e mungesës së vitaminës B12

02/06/2023
SHËNDETI

Vrapi, 4 gabime që pengojnë dobësimin

02/06/2023
SHËNDETI

Ushqimet që fshehurazi po ua dëmtojnë dhëmbët

01/06/2023
SHËNDETI

Farat e lirit – Efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

01/06/2023
SHËNDETI

Sallata që pastron mëlçinë

01/06/2023

Pushimi i natës ju ndihmon të fokusoheni dhe mbani mend

03/06/2023
0

Ne të gjithë e dimë se gjumi ju ndihmon në fokusin dhe shëndetin tuaj. Por a e keni ditur arsyen?...

Chollet: Inkurajova Vuçiqin të marrë hapa për zbutjen e krizës në veri të Kosovës

03/06/2023
0

Këshilltari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq,...

Humb jetën turistja polake, u rrëzua aksidentalisht në afërsi të një hoteli në Malin e Robit

03/06/2023
0

Një turiste polake ka vdekur pasi është rrëzuar aksidentalisht në afërsi të një hoteli në Malin e Robit. Siç njofton...

Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen disa persona

03/06/2023
0

Një aksident i rëndë është shënuar në Rrugën e Kombit në afërsi të Rrëshenit, ku dy mjete janë përplasur me...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.