TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zhvendosja e varrezave për shkak të thëngjillit, disa banorë të Sibovcit kundër

Korporata Energjetike e Kosovës ka hapur tender për zhvendosjen e varrezave të fshatit Sibovc të Obiliqit. Por, në mesin e banorëve janë disa që nuk pajtohen me këtë vendim. Dikush nga ta ka edhe kërkesa të veçanta për sa i përket zhvarrimit.

by Albiona Hajdari
3 vjet ago
0
A A

Zona për nxjerrjen e thëngjillit tashmë është caktuar.

Por brenda kësaj zone gjinden edhe varrezat e fshatit Sibovc të Obiliqit.

Për zhvarrimin e të vdekurve, Korporata Energjetike e Kosovës ka shpallur tender.

Por, disa prej banorëve të këtij fshati thonë që nuk do nënshkruajnë për zhvarrimin e trupave të familjarëve të tyre.

“Ne nuk e kemi nënshkrua për zhvarrimin e varrezave për familjarët që i kemi ne, gjashtë familjarë të varrosur. Nuk e kemi nënshkru ne dhe familja Kongjeli këtu që është mbrapa, arsyeja është se vlerësimin që na ka bërë KEK kohët e fundit është shumë katastrofë. Për atë arsye nuk e kemi nënshkru dhe as që e kemi në plan me nënshkrua”, thotë Afrim Mexhani, përfaqësues i fshatit Sibovc.

“Le te vazhdojnë, ka thëngjill ma tutje, ka thëngjill me ble n’Poloni, Bullgari Greqi, kudo ka thëngjill. Nuk është e vërtetë që për interesa shoqërore duhet neve me na mbytë tash. Kjo është mbytje. Unë nuk nënshkruaj, as për varreza, as për tokën me ja shitë, shteti le ta merr”, thotë Daut Krasniqi, banor i lagjes “Mexhuani’’

Rrahim Krasniqi, ka një kërkesë të veçantë

“ Kur i çvarrosin nuk e di, edhe unë nuk kisha pranu me i çvarrosë pa na pranu nga një anëtar të familjes në KEK këtu. Prej tana anëve janë punësu në KEK e rrethina jonë nuk është punësu, krejt i kemi të papunë”, thotë ai.

Mirëpo nga KEK-u thonë se dislokimi i varrezave është emergjent për këtë institucion.

“Kompensimi i lokacionit- parcelës kadastrale ku gjenden varrezat nr.1128-0 zk- Sibovc KK-Obiliq është i përfunduar. Për këtë çështje procedurale, kemi pas takime të rregullta me banorët e kësaj zone, përkatësisht lagjes: Mexhuani dhe Krasniqi etj, si në KEK ashtu edhe në lokacionet e KK-Obiliq për gjetjen e lokacionit të zhvendosjes së varrezave sipas kërkesës së tyre. Zhvendosja e këtyre varrezave është me urgjencë meqë drejtpërdrejt e pengon KEK.sh.a. në avancim të mihjeve Sibovci Jugperëndim”, thuhet nga KEK-u.

Ndërsa zhvendosja e varrezave sipas Komunës së Obiliqit do të bëhet në varrezat e këtij qyteti.

“Ky është interes nacional, jo vetëm i komunës së Obiliqit por është interes nacional për eksploatim të thëngjillit, duhet të zgjerohet miniera prandaj në atë zonë gjinden lokacione të varrezave. Janë edhe disa, edhe dy lokacione të tjera afër kështu që edhe ato në një të ardhme të afërt duhet të dislokohen. Kurdo që të ndodhë, ato do të varrosen në lokacionin e varrezave të qytetit të Obiliqit”, thotë Ibush Mjekiqi, nënkryetar i komunës.

Përveç zhvendosjes së varrezave, në proces është edhe kompensimi i patundshmërive dhe i të lashtave tjera në disa zona kadastrale të Obiliqit.

Tags: Sibovczhvarrosja e te vdekureve
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Punëtorët teknikë vazhdojnë grevën, Azemi: Komuna ofroi pagë 450 euro bruto, e refuzuam

​Punëtorët teknikë vazhdojnë grevën, Azemi: Komuna ofroi pagë 450 euro bruto, e refuzuam

Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, në fokus kriza politike pas dështimit të zgjedhjes së Presidentit

Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, në fokus kriza politike pas dështimit të zgjedhjes së Presidentit

Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë pas propozimit të KGJK-së

Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë pas propozimit të KGJK-së

Dirk Schuebel, ambasador i BE-së në Kosovë

Ukraina njofton linjat ajrore komerciale se hapësira ajrore e Rusisë nuk është e sigurt

Rutte thotë se Rusia po bëhet gjithnjë e më e pamatur

Rutte thotë se Rusia po bëhet gjithnjë e më e pamatur

Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë pas propozimit të KGJK-së

Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë pas propozimit të KGJK-së

Tjetër medalje e argjendtë për peshëngritësin Rostami

Tjetër medalje e argjendtë për peshëngritësin Rostami

Dirk Schuebel, ambasador i BE-së në Kosovë

Dirk Schuebel, ambasador i BE-së në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën