Për mbi 4 dekada të jetës së tij, ia ka kushtuar arsimit e mbrojtjes së drejtave të mësimdhënësve.
Rrahaman Jashari, është sinonimi i grevave e protestave për kushte më të mira të profesionistëve të arsimit.
E rrugëtimi i tij deri këtu nuk ishte aspak i lehtë.
I rritur pa baba, ai mori shtysë nga nëna e tij që ta bëhej mësues, detyrë të cilën e ushtroj për 32 vite.
“Që të bëhem mësimdhënës ka qenë dëshirë e nënës, e cila na rriti si fëmijë jetima, e konsideronte se unë isha me nota më të mira së vëllezërit dhe insistoj që unë të bëhem mësimdhënës dhe këtë dëshirë të nënës e realizova. Momentet e para ishin sfiduese , sepse të ishe mësimdhënëse në vitin 81 pak e vështirë sepse filluan protestat përplasjet e rinisë së Kosovës duke kërkuar barazi dhe duke kërkuar që të jene si popujt të tjerë. Nxënësit në atë kohë meritonin që mësonin. Kam kaluar 32 vite punë në shkollën 8 Mars me ditar. Vitet më të veçantë ishin vitet e 90-ta Kur na vinin para qoftë ndonjë organizatë apo ndonjë grup grindsh, që mbledhin para për mësuesit më të varfër, dhe kur shkoja e merrja Qendresën, dhe ato para i mbante Qëndresa. Dhe kur na ndalin Policia me kontrollonin vetëm mua dhe jo Qëndresën ashtu ndija shumë i sigurte”, ka thënë Jashari për Tëvë 1.
E për 10 vite, po udhëheqë Sindikatën e Bashkuar të Arsimit.
Për punën që bëri ai thotë se mori edhe kërcënime me jetë, sharje e ofendime.
Greva e mbajtur në shtator të vitit 2022, bënë edhe më të vështirë kryerjen e detyrës.
“Në vitet e 90, Policia serbe kur na nxinte në aktivitet, që fillonte të na shante Zotin, nënë dhe babin, qoftë të vdekur qoftë të gjallë pastaj fillonte me ata grusht dhe shkelma. Por nuk kam menduar kurrë në jetë së në Kosovën e lirë, që ndonjë shqiptar do të ketë fjalor të tillë, pasi për shqiptarë nëna është figurë e shenjtë. Ka pasur edhe kërcënime se këtë duhet më ngreh zhag,dhe familja rrinte në alarme, se mos po me ndodh ndonjë sulm. Ka pasur ndalje kerresh e hapje xhamash, sharje fryrjesh te tilla.,Goditja më e rëndë për mu në jetë, kur një njëri shumë i poshtër, e më poshtri në Vetëvendosje, e pati plasuar fillimisht në mediat në Shqipëri e pastaj në Kosovë kur ai thotë se grevën në Kosovë po e udhëhqe një akuzë tepër e rëndë një njëri pjesë e partisë së kryekriminelit të Ballkanit. Pastaj ishte goditje me rëndë duke lexuar kam filluar të qaja. Nuk dija çfarë të bëja. Pastaj mediat e patën publikuar kërkimiin faljen e tij, e kam fjalën për Elvis Hoxhën se është bazuar në një lajm të rrejshme”, thotë kryetari i SBASHK-ut.
Për gjatë karrierës së tij 10 vjeçare si kryetar i SBASHK-ut, u ndërruan disa kryeministra, e më të gjithë Jasharajt i doli punë.
“Fillimisht ishte Zoti Thaçi, më të cilin kemi pasur telashe më pak, jo pse ne kemi ndonjë simpati ndaj tij, por ka qenë një person që ka dashtë arsimi. Ai filloi të bëjë një ngritje të mëdha, të cilët ishin të papritur, madje edhe Fondi Ndërkombëtar për shkak të rritjes 50%. Kemi pas momente të përplasje të vogla por e ka pasur derën hapur. Madje përplasje të vogla kishim edhe me kryeministrin Isa Mustafa, por ai ishte ekspert i fushës. Ne nganjëherë ia shihnim për të madhe për ngritjet që neve na u doknin të vogla. Pastaj ndodhi që erdhi kryeministri Haradinaj, që kishte bindje se ai është Rambo, por kur ai bëhej nervozë nga kërkesat tona unë i tregoja së në sytë e mësimdhënësit ai është hero, madje edhe Haradinaj i konsideronte mësimdhënësit hero të kohës dhe me të kemi arrit të kem ligjin për statusin 90-të. Pastaj erdhi koha e kryeministrit Hoti, një ekspert i fushës së vet, një njëri shumë i qetë dhe tepër njërzor, shpesh e kemi bërë nervoz por nuk bëhej nervoz. Ditët më të zeza të sindikatës e të mija do të shënojë në një libër, që janë në Qeveria e Kurtit 2. Ai e bllokoj dialogun dhe për nëntë muaj nuk na pranoi në takime”, tregon Jashari.
Kërkesa ndër vite e kryesindikalistit ishte rritja e pagës së mësimdhënësve.
Por pasuria e tij është modeste, madje që tani ka filluar të ruaj para për një qëllim.
“Jetoj një jetë mesatare, kur them mesatare jetoj më pagën time, se sa jam i pasur e dinë edhe qytetarët e Pejës, e kam një shtëpi modest. Për një kohë kam jetu keq, kam pas një kuzhinë dhe një dhomë,arrita me një kredi, e cila me doli prej shpirti, arrita që hapësirën që e kam 4 me 4 të nxjerrë edhe dy dhomëza. Arrita me kredi prapë që Qendrëses sime të blejë një veturë që ia pata premtuar. Dhe kem në bankë një rezerve që ruaj ato para, sepse duhet të kemë para, sepse njëri nuk duhet sepse i duhen familjes për ceremoninë e varrimit”, thotë ai.
Rrahman Jashari edhe dy vite do të jetë kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, e në vitin 2026 ai pritet të pensionohet.