tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Osmani kërkon mbështetjen e Maqedonisë Veriore për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

tëvë1 nga tëvë1
11/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se në takim me homologun maqedonas, Stevo Pendarovski, kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Takimi është zhvilluar në kuadër të Procesi të Bërdo – Brijuni i cili po mbahet në Shkup.

Osmani në këtë takim, rikonfirmoi përkushtimin për vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme e të qëndrueshme me Maqedoninë e Veriut dhe potencoi se të dy shtetet kanë vizion të përbashkët për një Ballkan Perëndimor stabil dhe të integruar në strukturat euroatlantike.

“Presidentja Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes nga Maqedonia e Veriut për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare, duke falënderuar këtë shtet për përkrahjen e deritanishme. Presidentja Osmani tha se me mbështetjen e shteteve mike Kosova mund të arrijë avancim përmbajtjesor në procesin e anëtarësimit në BE dhe në NATO dhe se ecja përpara e vendit tonë në këtë rrugë i kontribuon edhe paqes dhe stabilitetit afatgjate në rajon”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Osmani e njoftoi homologun Pendarovski lidhur me hapat e ndërmarrë nga Kosova për deeskalimin e situatës në veri të vendit dhe theksoi nevojën e një përgjigjeje të unifikuar kundër përpjekjeve destablizuese të satelitëve të Rusisë si dhe kundër grupeve të krimit të organizuar.

Në këtë takim, ndër të tjera, të dy presidentët, theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore ndërmjet dy vendeve të tyre dhe shprehën përkushtimin e ndërsjellë për promovimin e paqes dhe stabilitetit rajonal.

Osamani ka mbajtur edhe një fjalim në takimin e përbashkët të liderëve rajonal.

Ajo ka shkruar në Facebook se “Kosova ka rol aktiv në formësimin e së ardhmes së rajonit dhe kontribut përmbajtjesor për rrugën e përbashkët euro-atlantike”.

​Dialogu Kosovë – Serbi drejt bllokadës

23/09/2023

Sekuestrohen mbi 250 mijë euro në portin e Durrësit

23/09/2023

“10 vjet mund të zgjasin procedurat për anëtarësimin e Kosovës në NATO”

23/09/2023
SAN SEBASTIAN, SPAIN - FEBRUARY 07: Adnan Januzaj of Real Sociedad reacts during the La Liga Santander match between Real Sociedad and Cadiz CF at Estadio Anoeta on February 07, 2021 in San Sebastian, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Adnan Januzaj në janar pritet të rikthehet në Ligën Premier

23/09/2023

Vdes një 76-vjeçar, nuk arriti të dalë nga shtëpia që ishte përfshirë nga flakët

23/09/2023

Ide të zgjerimit të BE-së në situatën e re gjeopolitike

23/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.