TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një vit burgim me kusht për të akuzuarin që i shtoi vota ish-ministres Haradinaj dhe ish-deputetit Shala

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Lirohen nga akuza tetë të akuzuarit për mashtrime me subvencione

Pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie me Prokurorinë, është dënuar me 12 muaj burgim me kusht i akuzuari për falsifikim të votave, Granit Halilaj.

Bashkë me të, në këtë rast po akuzohen edhe ish-deputeti Haxhi Shala, Arbër Krasniqi, Sahit Mataj, Përparim Përvetica, Ilirjan Hysenaj dhe Dardan Gashi.

Shpallja e aktgjykimi ndaj të akuzuarit Halilaj, u bë të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga gjykatësi i rastit Vesel Ismaili.

“Trupi gjykues pas përfundimit të seancës së shqyrtimit të marrëveshjes për pranim të fajësisë konform nenit 358, paragrafit 1 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, në emër të popullit shpall këtë aktgjykim ndaj të akuzuarit Granit Halilaj me shënime personale si në shkresat e lëndës për veprën falsifikim i rezultateve të votimit nga neni 216, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të njëjtin e shpall fajtor dhe e dënon me dënim burgu me kohëzgjatje prej 12 muajsh, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti nuk kryen ndonjë vepër penale gjatë periudhës kohore prej 12 muajve të verifikimit”, tha gjykatësi Ismaili, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu, gjykata i shqiptoi Halilajt edhe dënimin plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratë për një vit nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.

Gjithashtu, i akuzuari Halilaj u obligua të paguajë shpenzimet procedurale sipas përllogaritjes përfundimtare që do të bëjë gjykata. Në fund, gjykatësi Ismaili njoftoi të akuzuarin edhe për të drejtën e ankesës në afat prej 30 ditësh.

I pranishëm në shpalljen e aktgjykimit ishte vetëm mbrojtësi i Halilajt, avokati Flamur Bllacaku.

Ndryshe, në seancën e 13 nëntorit 2023 gjykata kishte veçuar procedurën penale ndaj Halilajt dhe Dardan Gashit, pasi që të dy kishin arritur marrëveshje për pranim të fajësisë, kurse ndaj Shalës, Krasniqit, Matajt, Përveticës dhe Hysenajt, po vazhdon procesi gjyqësor.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 30 dhjetor 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj ish-deputetit Haxhi Shala, Arbër Krasniqit, Sahit Matajt, Përparim Përveticës, Ilirjan Hysenajt, Granit Halilajt dhe Dardan Gashit, të cilët akuzohen për falsifikim të rezultateve të votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, përmes falsifikimit iu shtuan vota ish-ministres Meliza Haradinaj-Stublla nga subjekti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kandidatit për deputet, Haxhi Shala.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK mban konferencë për media

PDK i përgjigjet ftesës së Kurtit për takim me Hamzën

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

GP i AAK-së mbështet kërkesat e veteranëve të UÇK-së

LVV nuk e ndërron kandidaten, PDK, LDK e AAK kërkojnë reflektim

Kuvendi me tri seanca gjatë kësaj jave

Dienit Isufi, më i miri i xhiros

Dienit Isufi, më i miri i xhiros

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në Gaza

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në Gaza

PDK mban konferencë për media

PDK i përgjigjet ftesës së Kurtit për takim me Hamzën

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

BE-ja organizon konferencë paqeje për Gazën

BE-ja organizon konferencë paqeje për Gazën

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

GP i AAK-së mbështet kërkesat e veteranëve të UÇK-së

Tërmeti 7.7 ballë në Japoni shkakton alarm për cunami dhe rrezik të shtuar sizmik

Tërmeti 7.7 ballë në Japoni shkakton alarm për cunami dhe rrezik të shtuar sizmik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën