TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Një vit burgim me kusht për të akuzuarin që i shtoi vota ish-ministres Haradinaj dhe ish-deputetit Shala

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Lirohen nga akuza tetë të akuzuarit për mashtrime me subvencione

Pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie me Prokurorinë, është dënuar me 12 muaj burgim me kusht i akuzuari për falsifikim të votave, Granit Halilaj.

Bashkë me të, në këtë rast po akuzohen edhe ish-deputeti Haxhi Shala, Arbër Krasniqi, Sahit Mataj, Përparim Përvetica, Ilirjan Hysenaj dhe Dardan Gashi.

Shpallja e aktgjykimi ndaj të akuzuarit Halilaj, u bë të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga gjykatësi i rastit Vesel Ismaili.

“Trupi gjykues pas përfundimit të seancës së shqyrtimit të marrëveshjes për pranim të fajësisë konform nenit 358, paragrafit 1 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, në emër të popullit shpall këtë aktgjykim ndaj të akuzuarit Granit Halilaj me shënime personale si në shkresat e lëndës për veprën falsifikim i rezultateve të votimit nga neni 216, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të njëjtin e shpall fajtor dhe e dënon me dënim burgu me kohëzgjatje prej 12 muajsh, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti nuk kryen ndonjë vepër penale gjatë periudhës kohore prej 12 muajve të verifikimit”, tha gjykatësi Ismaili, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu, gjykata i shqiptoi Halilajt edhe dënimin plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratë për një vit nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.

Gjithashtu, i akuzuari Halilaj u obligua të paguajë shpenzimet procedurale sipas përllogaritjes përfundimtare që do të bëjë gjykata. Në fund, gjykatësi Ismaili njoftoi të akuzuarin edhe për të drejtën e ankesës në afat prej 30 ditësh.

I pranishëm në shpalljen e aktgjykimit ishte vetëm mbrojtësi i Halilajt, avokati Flamur Bllacaku.

Ndryshe, në seancën e 13 nëntorit 2023 gjykata kishte veçuar procedurën penale ndaj Halilajt dhe Dardan Gashit, pasi që të dy kishin arritur marrëveshje për pranim të fajësisë, kurse ndaj Shalës, Krasniqit, Matajt, Përveticës dhe Hysenajt, po vazhdon procesi gjyqësor.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 30 dhjetor 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj ish-deputetit Haxhi Shala, Arbër Krasniqit, Sahit Matajt, Përparim Përveticës, Ilirjan Hysenajt, Granit Halilajt dhe Dardan Gashit, të cilët akuzohen për falsifikim të rezultateve të votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, përmes falsifikimit iu shtuan vota ish-ministres Meliza Haradinaj-Stublla nga subjekti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kandidatit për deputet, Haxhi Shala.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidentja e Kosovës falënderon Donald Trump për përkrahjen ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës falënderon Donald Trump për përkrahjen ndaj Kosovës

Tarifat e ShBA-së ndaj Kosovës ekonomistët shprehen të shqetësuar

Tarifat e reja të Trumpit hyjnë në fuqi – Nga sot edhe eksportet e Kosovës përballen me tarifën amerikane

KRU “Prishtina” paralajmëron: Zero tolerancë për borxhet dhe lidhjet ilegale

KRU “Prishtina” paralajmëron: Zero tolerancë për borxhet dhe lidhjet ilegale

Veteranët e UÇK-së publikojnë video para protestës: UÇK-ja është lavdi, jo aktakuzë

Veteranët e UÇK-së publikojnë video para protestës: UÇK-ja është lavdi, jo aktakuzë

Trump nënshkruan një tarifë shtesë prej 25% ndaj Indisë, duke e çuar tarifën totale në 50%

IPK gjen mangësi në trajtimin e dhunës në familje nga Policia

Detonatorë të dyshimtë në gurëthyes – Policia nis hetimet për minime të kundërligjshme në Samadrexhë

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Pushkë, pistoleta dhe municion – Policia zbulon depo armësh në një pronë private në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X