TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

MPJD ka kërkuar nga Kisha Serbe distancim nga aktet e dhunës, për t’i lejuar vizitën e Porfirjes

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Personat non-grata në Kosovë, MPJD dhe MPB nuk publikojnë të dhënat për këta persona

Sipas komunikatës së MPJD-së, thuhet se pas kërkesës për vizitën e tij në Kosovë me datë 26-28 dhjetor 2022 është sqaruar se kjo vizitë do të mund të realizohej vetëm pasi Kisha Ortodokse

Serbe të ketë dënuar- distancuar nga aktet e dhunës të pjesëtarëve të KOS-it.

“Pas shqyrtimit të kërkesës, MPJD është përgjigjur se vizita e Porfirjes, do të mund të aprovohet vetëm pasi Kisha Ortodokse Serbe të ketë dënuar, respektivisht të jetë distancuar nga veprimet e pjesëtarëve të KOS-it, të cilët, duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, janë duke i dhënë përkrahje të hapur grupeve kriminale në veri të Republikës së Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për barrikadat e vendosura atje. Pra, kërkesa për vizitë e Patriarkut Porfirije nuk është refuzuar, siç po propagandohet nga Kisha Ortodokse Serbe dhe mediat serbe, por është ndërlidhur me distancimin nga aktet e dhunës dhe veprimet e lartpërmendura”, thuhet në komunikatën e ministrisë, raporton teve1.info.

Sipas MPJD-së, një qëndrim i tillë i institucioneve të Kosovës është determinuar nga fakti që prifti ortodoks Predrag Popoviq, nga Kisha e Shën Bartolomeut dhe Barnabas në Rakovicë, afër Beogradit, ditë më parë kishte pranuar publikisht se ditën e martë të javës së kaluar kishte kaluar ilegalisht kufirin e Republikës e Kosovës dhe duke përdorur rrugët anësore –sipas tij për t’iu shmangur patrullave të KFOR-it, i kishte vizituar dhe përkrahur protestuesit në barrikadat në Leposaviq.

“Me qëllim të sqarimit të qëndrimit të vërtetë të Qeverisë së Republikës së Kosovës rreth kësaj çështjeje, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, ka kontaktuar fillimisht përfaqësuesit e misioneve diplomatike të vendeve të Kuint-it, ku ka bërë të qartë se deklarata e KOS-it është e pavërtetë, pasi kërkesa si e tillë nuk është refuzuar, por është ndërlidhur me distancimin nga aktet e dhunës dhe deklarimin se nuk qëndron prapa veprimeve të përfaqësuesve të saj, si në rastin e priftit ortodoks Popoviq”, përfundon komunikata.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cilat opsione u paraqitën për mosshtrenjtim të rrymës?

Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Brukseli mbledh liderët e rajonit, Bytyçi: Kosova të kërkojë heqjen e masave ndëshkuese

​Pas arrestimeve në Serbi, studentët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve të BE-së

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Dy emigrantë u gjetën të vdekur në Korçë, policia jep detaje

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën