TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mërgimtari kthehet nga Gjermania dhe ndërton fabrikë në vendëlindje

Pas 22 vitesh në mërgim, Arsim Hashani bashkë me tre fëmijët e tij është kthyer në  vendlindjen e tij në Vërbicë të Kmetocit në Gjilan dhe gjatë së hënës së bashkë me kryeministrin Kurti e kryetarin e Gjilanit, Hysenajn, ia vunë gurëthemelin fabrikës së dyerve e dritareve, me qëllim për të eksportuar në Gjermani.

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Kurti nga vendosja e gurthemelit të fabrikës së dritareve në Gjilan: Investimet e tilla na e shtojnë zellin për punë të mbara

Qe 55 vjet jeton në Gjermani.

Por gjatë së hënës, Ramadan Hashani me familje u kthye në vendlindjen e tij.

Kjo pasi që i biri, Arsim Hashani zgjodhi që në fshatin Vërbicë të Kmetocit në Komunën e  Gjilant të ndërtojë një fabrikë për prodhim të dyerve e dritareve.

Nën emocione që s’ia fshehin dot sytë, babai tregon lumturinë që ndjen për të birin.

“Ishalla Zoti ua len krejtve edhe mue, veç shumë ka vytë, pa hesap kanë vytë edhe tre që i kam atje, po Arsimi shumë mirë është t’u shku, ishalla i nimon Zoti. Krejt ky popull që është qitu, e edhe tri herë qekaq ishalla prej ktij veni hanë”, thotë Ramadan Hashani, babai i pronarit të fabrikës.

Edhe vëllai i tij binjak ndihet i gëzuar për hapjen e kësaj fabrike.

Krenarinë për hapjen e fabrikës e tregon edhe e ëma, Hajrije Hashani.

“Si nana e Arsimit jam krenare që i kam rritë këta fëmijë e janë në udhë t’Zotit, Allahy ua dhashtë ndihmën e shnetën gjithë popullit shqiptar”, shprehet ajo.

E gëzimin me ta e ndan edhe Osman Ostergllava, i cili gjatë kohës së luftës e kishte strehuar këtë familje.

“Sot na pruni Zoti me ardhë këtu, me këta nuk ndahemi as dasëm e dekë, për këtë katun, ishalla e bën Zoti Stamboll”, thotw ai.

Megjithatë, për vënien e gurëthemelit të fabrikës për dyer e dritare, në Vërbicë të Kmetocit erdhi kryeministri Albin Kurti bashkë me kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hysenin.

Ndërsa ëndrra e Arsimit për të investuar në vendlindje ishte tash e 22 vite më parë.

“Kur ika 14 vjet, çdo ditë t’u punu atje kam mendu qysh me u kthy. Po tash edhe t’u e pa përkrahjen….po tregon edhe prezenca juaj sot këtu”, tha ai.

Investimin e tillë nga mërgimtari e lavdëroi kryeministri, Albin Kurti.

“Natyrisht që e ka mbështetjen tonë sepse ekonomia e vendit sa më shumë që zhvillohet aq më i lartë është punësimi…Investimet e tilla na rrisin shpresën dhe shtojnë zellin për punë të mira e të mbara edhe në të ardhmen”, tha Kurti.

Kurti, madje përktheu edhe emrin e kompanisë për të pranishmit.

Së bashku ia vunë gurëthemelin fabrikës, e nuk munguan edhe shakatë nga kryeministri.

Ndërsa pas vënies së gurëthemelit, u recituan edhe poezi.

Për fund, kryeministri Kurti bëri thirrje për investime të mërgatës në Kosovë.

Kjo  fabrikë do të eksportojë dyer e dritare në Gjermani, derisa investitori ka planifikuar 10 milionë investim deri në përfundimin e ndërtimit të fabrikës.

E vënia e gurëthemelit të saj, në shoqëri të tupanëve u festua me valle nga familjarët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Joshua “i fortë” për Prengën, e nokauton në raundin e dytë

Joshua “i fortë” për Prengën, e nokauton në raundin e dytë

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën