tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Mburrja e Sveçlës me aksionet e Policisë, ekspertët: Qasje e gabuar që ndikon negativisht

Kohëve të fundit, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar rezultatet e Policisë së Kosovës, gjatë aksioneve të zhvilluara kryesisht në veri të vendit. Ai i cilësoi ato si të suksesshme falë qeverisjes aktuale. Por, njohësit e fushës së sigurisë thonë se kjo qasje është e gabuar dhe se mund të ketë efekte negative.

Lindrit Zejnullahu nga Lindrit Zejnullahu
10/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, njoftoi se një aksion i madh i Policisë së Kosovës u krye me sukses në pjesën veriore të vendit.

Madje, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla publikoi pamjet e arsenalit të armëve që u konfiskuan. Dhe, për këtë sukses të policëve, meritat ia dedikoi Qeverisë Kurti.

“Për 2 dekada, veriu i Kosovës ka jetuar në ilegalitet, në një rend anormal, ku kanë gjetur strehë organizatat kriminale e kriminelët e financuar nga Beogradi… Si Qeveri, gjatë 2 viteve të fundit, kemi zbuluar e bllokuar rrugët ilegale të kontrabandimit… Veriu hap pas hapi po shkon drejt normalitetit. Rendi dhe ligji nuk do të cenohet në asnjë cep të Republikës”, ka shkruar Sveçla.

Por, ky veprim i ministrit Sveçla po shihet nga ish zv.ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha si ndërhyrje në punët operacionale të institucioneve të sigurisë.
Edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi konsideron se një qasje e tillë është e gabuar.

Madje sipas tij, këto ndërhyrje siç i quan ai, mund të kenë efekte të ndryshme negative në punën e këtyre institucioneve.

Ministri Sveçla, por edhe kryeministri, Albin Kurti edhe më herët kanë publikuar rezultatet e arritura në aksione të mëparshme të Policisë në veri, duke u mburrur si Qeveri.

Tags: aksionetPoliciaSveçla

​Osmani premton mbështetje për studentët shqiptarë në New York

23/09/2023

​Muzeu Kombëtar nuk ka hapësirë për pranimin e eksponateve të reja

23/09/2023

Rama propozon që për veturën e parë, banorët e kryeqytetit të mos e paguajnë “Prishtina Parking”

23/09/2023

Lëndimi i fundit, ja sa pritet të mungojë Amir Rrahmani

23/09/2023

Top pesë klube në garë për shërbimet e Thuram

23/09/2023

Laura e shtata në Baku

23/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.