TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Vendimi për vizat dhe pranimi i aplikimit në KiE konfirmojnë rrugën tonë evropiane

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kurti: Vendimi për vizat dhe pranimi i aplikimit në KiE konfirmojnë rrugën tonë evropiane

Kryeministri Albin Kurti në hapje të mbledhjes së Qeverisë ka folur për nënshkrimin e vendimit për liberalizimin e vizave dhe për votimin pro pranimit të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës nga Komiteti i Ministrave.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Kurti tha se meritat për zhbllokimin e procesit i takojnë qeverisë së tij teksa shtoi se pasaporta e Kosovës tanimë do të jetë më e fuqishme.

“Javën që lamë pas, edhe këtë javë çdo qytetar i Republikës është ndjerë më evropian dhe më afër Evropës. Liberalizimi i vizave kishte ngecur për 4 vjet në agjendën e Këshillit të BE-së. Me shumë punë e angazhim sidomos në raport me vendet hezituese, vitin e kaluar arritëm që gjatë presidencës çeke të zhbllokojmë këtë proces. Më 18 prill Parlamenti Evorpian kaloi vendimin e liberalizimit të vizave, për ta nënshkruar pastaj më 19 prill…Nga 1 janari qytetarët tanë më në fund do të mund të udhëtojnë pa viza në 32 vende të tjera e të reja evropiane përfshirë këtu edhe Bullgarinë, Rumaninë e Qipron që nuk janë pjesë e zonën Schengen. Pasaporta jonë do të jetë më e fuqishme ashtu siç shteti jonë po bëhet përherë e më i fortë”, deklaroi Kurti.

Ndërsa sa i përket votimit pro pranimit të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës nga Komiteti i Ministrave, tha se është si rezultat i të arriturave në demokraci, sundim të ligjit e të drejtat e njeriut

“Ndërkaq këtë javë u mor një vendim tjetër i rëndësishëm, po në Strasburg. Më 24 prill Komiteti i Ministrave me mbi 2/3 e votave të nevojshme votoi për pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim. Ne besojmë thellësisht se si shtet i ri, demokratik dhe paqedashës do të japim kontributin e çmueshëm në të ardhmen si anëtar me të drejta të plotë në Këshillin e Evropës. Dhe natyrisht që rezultatet gjithnjë e më të mira sa i përket tri vlerave fundamentale të Këshillit të Evropës: demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut kanë ndikuar shumë në këtë arritje të madhe”, deklaroi Kurti.

“Këto dy vendime të rëndësishme konfirmojnë rrugën tonë evropiane, konfirmojnë që jemi në rrugën e duhur dhe që Kosova i përket Evropës si union, si vlerë”, shtoi i pari i ekzekutivit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën