TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti thotë se me Ramën duhet të takohen në mbledhjen e përbashkët të qeverive

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti dhe Rama takohen sot në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vijë për vizitë në Kosovë. Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se i ka kërkuar miqësisht që gjatë kësaj vizite të mbahet edhe mbledhja e dy Qeverive.

Teksa është bërë e ditur se kjo vizitë do jetë për të diskutuar lidhur me Procesin e Berlinit që do mbahet në tetor në Tiranë, Kurti tha se teksa përgatitjet po bëhen kaq herët, të “mos vonohemi” edhe me një mbledhje të dy Qeverive, përcjell teve1.info

“Unë miqësisht i kam kërkuar kryeministrit Rama se meqenëse do të vijë e do të qëndrojë dy ditë e një natë në Prishtinë, që ta mbajmë edhe mbledhjen e dy Qeverive e cila u anulua paarsyeshëm…13 marrëveshje kanë pasur të nënshkruhen, të cilat tash kanë mbetur në sirtar…procesi i Berlinit, samitin e radhës në Tiranë, e ka në mes të muajit tetor, tash jemi në fillim të korrikut, nuk është as në mes të muajit gusht, as shtator, po tetor. Shumë mirë që bëhen këto përgatitje kaq herët, mirëpo përderisa i bëjmë këto përgatitje kaq herët, të mos vonohemi edhe më tutje me një anulim të pararsyshëm të mbledhjes së dy Qeverive. Andaj, për mua është e nevojshme që ta kemi mbledhjen e dy Qeverive”, tha ai në një konferencë për media pas mbledhjes të Qeverisë.

“Unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy Qeverive, por jo takime të tjera”, shtoi Kurti.

Kryeministri Rama kishte anuluar mbledhjen e përbashkët ndërmjet dy qeverive e planifikuar të mbahej më 14 qershor në Gjakovë.

Këtë e kishte bërë me arsyetimin lidhur me situatën në veri dhe kishte kërkuar një takim të një formatit tjetër mes dy kryeministrave dhe ministrave të Jashtëm të dy vendeve.

Qeveria e Kosovës kishte thënë se anulimi i një mbledhje të dakorduar në mënyrë të njëanshme ka ndodhur për herë të parë, duke thënë se formati i takimit të propozuar nga Rama do të mund të mbahej po atë ditë. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër Lepenc” të lidhur ngushtë me Vuçiqin dhe Radoiçiqin

Kurti: Presim që Raporti i Komisionit Evropian të pasqyrojë progresin e arritur

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: PDK duhet të përgjigjet për ndryshim qëndrimesh për Ligjin për Specialen

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Deda: Kthimi i Ligjit për Specialen shmangë konfrontimin e Kosovës me  BE-në

Deda: Kthimi i Ligjit për Specialen shmangë konfrontimin e Kosovës me BE-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën