TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla: I sfidoj ‘specialistët” të tregojnë se cila pjesë e fjalimit është e pavërtetë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gërvalla: Suedia po bisedon me anëtarët për aplikimin tone në BE

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pas kritikave ndaj saj e cila në Forumin e Dubrvonikut, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të garantojë siguri dhe paqe, pa NATO-n dhe SHBA-në.

Ajo në reagim ndaj kritikëve të saj ka thënë se i sifidon “”specialistët”, të tregojnë se cila pjesë e deklarimit të saj është gabim.

“I sfidoj publikisht “specialistët”, që para se të mësyjnë me sulme personale dhe etiketime nga më absurdet, të na tregojnë saktë se cila nga shkronjat e citatit të mësipërm është e pasaktë apo e pavërtetë. Unë jam zëvendëskryeministre dhe ministre e Republikës së Kosovës, nuk jam zëdhënëse as e BE-së dhe as një mekanizmi tjetër. Si çdo politikan i përgjegjshëm, me fanatizëm dhe zë të lartë mbroj të vërtetën dhe interesin e vendit tim, dhe vetëm të vendit tim, kudo që më krijohet mundësia të flas, ashtu si edhe të tjerët mbrojnë interesin e vendeve apo organizatave që përfaqësojnë”, ka shkruar ajo në Facebook, përcjell teve1.info.

Ajo ka përmendur edhe partitë opozitare, “gjendja e mjerushme e tyre”, sipas saj, është një nga fatkqësitë e Kosovës.

“Si gjatë qeverisjes edhe tani në opozitë janë pa plan, pa strategji, pa vizion, pa dinjitet. Opozitë që përveç sulmeve personale, të bazuara në thashetheme dhe tituj bombastik dhe të pasaktë, asgjë nuk ofron. E sa për PDK-në, e cila tenton të na frikësojë që, nëse ajo vjen në pushtet, ne nuk paskemi më vend në Kosovë, mundem vetëm t’iu përkujtoj që nuk janë të parët që nuk dëshirojnë të më shohin as fizikisht në vendin tim. I kam pasur vetëm 8 vjet kur më kanë përzënë për herë të parë nga vendi im. Por ata që për 19 vjet me radhë (1980-1999) më privuan nga e drejta për t’u kthyer në vendin tim, madje as edhe sa për të kthyer eshtrat e babait në tokën e tij, janë ata që nuk kanë më vend në Kosovën e lirë. E për LDK-në, nuk po flas sonte. Po flasin kaq shumë vet, po vajtojnë, shajnë, mallkojnë e gënjejnë, saqë çdo fjalë nga ime do të ishte e tepërt”, ka shkruar Gërvalla.

Fjalimi i Gërvallës ishte cilësuar si rrezikshëm dhe i dëmshëm për Kosovën nga partitë opozitare. Madje është kërkuar edhe shkarkimi i saj.

Pjesë nga fjalimi që ngjalli reagimi të cilin e ka publikuar edhe vetë Gërvalla.

“Një pyetje kyçe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është: A është BE-ja ajo që mund të garantojë sigurinë dhe paqen në Evropë? Unë mendoj që ajo nuk është në gjendje dhe nuk ka kapacitet për ta garantuar sigurinë. Arsyet janë të qarta: mungon vullneti politik, mospajtimet brenda Bashkimit Evropian janë të mëdha dhe sa i përket sigurisë, pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letre. BE-ja e di këtë dhe prandaj vazhdimisht lëshon pe, i ikën konfrontimit”, kishte thënë ajo./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përparim Rama: Rruga “Afrim Zhitia” po kryhet

Përparim Rama: Rruga “Afrim Zhitia” po kryhet

​Sali Berisha kërkon që Shqipëria ta shpall “non grata” ministren serbe Paunoviq

​Sali Berisha kërkon që Shqipëria ta shpall “non grata” ministren serbe Paunoviq

​Glauk Konjufca i ka tre kërkesa për BE-në pas deklaratës skandaloze të ministres serbe, Snezhana Paunoviq

​Glauk Konjufca i ka tre kërkesa për BE-në pas deklaratës skandaloze të ministres serbe, Snezhana Paunoviq

Serwer: Po ta kishte Vuçiq vetëm një qelizë në trup që s’pajtohet me Paunoviqin do ta shkarkonte

Serwer: Po ta kishte Vuçiq vetëm një qelizë në trup që s’pajtohet me Paunoviqin do ta shkarkonte

Përparim Rama: Rruga “Afrim Zhitia” po kryhet

Përparim Rama: Rruga “Afrim Zhitia” po kryhet

Mohamed Salah pranë Beshiktashit

Mohamed Salah pranë Beshiktashit

​Sali Berisha kërkon që Shqipëria ta shpall “non grata” ministren serbe Paunoviq

​Sali Berisha kërkon që Shqipëria ta shpall “non grata” ministren serbe Paunoviq

​Glauk Konjufca i ka tre kërkesa për BE-në pas deklaratës skandaloze të ministres serbe, Snezhana Paunoviq

​Glauk Konjufca i ka tre kërkesa për BE-në pas deklaratës skandaloze të ministres serbe, Snezhana Paunoviq

Serwer: Po ta kishte Vuçiq vetëm një qelizë në trup që s’pajtohet me Paunoviqin do ta shkarkonte

Serwer: Po ta kishte Vuçiq vetëm një qelizë në trup që s’pajtohet me Paunoviqin do ta shkarkonte

Latif Mustafa: Ata që kërkojnë nga Abdixhiku që të largohet, duhet të tregojnë se pse e duan një gjë të tillë

Latif Mustafa: Ata që kërkojnë nga Abdixhiku që të largohet, duhet të tregojnë se pse e duan një gjë të tillë

Tahiri-Beqa: Zgjedhjet e brendshme në LDK, nuk do të sjellin asnjë risi, emrat që po qarkullojnë nuk japin shpresë

Tahiri-Beqa: Zgjedhjet e brendshme në LDK, nuk do të sjellin asnjë risi, emrat që po qarkullojnë nuk japin shpresë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën