TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fushtica tregon dëmet e shkaktuara nga stuhia në kryeqytet, thotë se rreziku nuk ka kaluar

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Fushtica tregon dëmet e shkaktuara nga stuhia në kryeqytet, thotë se rreziku nuk ka kaluar

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka thënë se sot në Prishtinë si pasojë e erërave të forta dhe stuhisë së madhe, është rrëzuar një kulm i një ndërtese në lagjen Pejton.

I ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Fushtica tha se si pasojë e rënies së kulmit të asaj ndërtese, janë dëmtuar tri automjete, ku njerëz të lënduar nuk ka pasur.

“ Për fat të mirë stuhia nuk e ka goditur Prishtinën edhe pse ne kemi bërë paralajmërim sot në mëngjes që qytetarët të kenë kujdes të shtuar, i goditi disa qytete të tjera të Kosovës, ku ka pasur reshje të shiut dhe erëra të forta. Në Prishtinë ne sot kemi pasur një stuhi e shkurtë dhe një erë të fortë ku si pasojë ne kemi pasur tri intervenime në kryeqytet, intervenimi kryesor ka qenë në lagjen “Pejton” në një parking të ndërtesës publike. Si pasojë e rrëzimit të kulmit të ndërtesës që gjendet aty në afërsi janë dëmtuar tri automjete, për fat të mirë nuk kemi pasur lëndime të njerëzve”, ka deklaruar Fushtica.

Ai ka thënë se gjatë mbrëmjes është paralajmëruar të ketë reshje shiu, duke thënë se rreziku nuk ka kalaur.

“Rreziku ende nuk ka kaluar, pasi sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik gjatë mbrëmjes pritet të ketë reshje shiu”, ka thënë ai.

Fushtica tha se të gjitha ekipet janë në gjendje gatishmërie duke filluar nga Policia e Kosovës, shërbimi profesional i Zjarrfikësve dhe kompanitë e kontraktuara.

“I kemi pasur edhe dy raste të tjera në kryeqytet njërën e kemi pasur në Dardani dhe njërën në një lokal xhami i është thyer dhe për fat të mirë nuk kemi pasur njerëz të lënduar. Të gjitha ekipet janë në gjendje gatishmërie duke filluar nga Policia e Kosovës, nga shërbimi profesional i Zjarrfikësve, Ndërrmarjet Publike, Kompanitë e Kontraktuara. Ne jemi duke i përcjellë me kujdes zhvillimet e orëve në vijim për arsye se ende rreziku nuk ka kaluar sepse edhe në orët e mbrëmjes pritet që të ketë shi”, shtoi ai.

Ndryshe, ai tha se në kryeqytet është duke vazhduar inspektimi i ndërtesave, dhe mandej ai tha se do bëhen edhe inspektimi i banesave dhe lokaleve.

“Është duke vazhduar inspektimi së pari i ndërtesave që janë pronë e komunës dhe i gjendjes teknike dhe i rrezikshmërisë së tyre, dhe mandej edhe i banesave dhe lokaleve. Ne kemi filluar së paku që tre muaj. Nga java e kaluar ne kemi angazhuar të gjitha kompanitë që kanë pastruar disa puseta, në pjesën tjera të kryeqytetit punët janë duke vazhduar”, tha Fushtica./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

NATO: Çdo vendim për rihapjen e urës mbi Ibër për veturat, të adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve

NATO: Çdo vendim për rihapjen e urës mbi Ibër për veturat, të adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Ngriten 54 aktakuza brenda 24 orëve nga Prokuroritë Themelore në Kosovë

Basha: Penalizohen operatorët për vonesat në rrugën Prishtinë-Podujevë

Basha: Penalizohen operatorët për vonesat në rrugën Prishtinë-Podujevë

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte

Kessie dhe Zirkzee, dy dhuratat e fundit për Juventusin

Kessie dhe Zirkzee, dy dhuratat e fundit për Juventusin

Drita luan të enjten me kampionin e San Marinos

Java e dytë e Superligës fillon të premten, derbi shtyhet

PriFest: Mirë se vjen në shtëpi “DUA”

PriFest: Mirë se vjen në shtëpi “DUA”

NATO: Çdo vendim për rihapjen e urës mbi Ibër për veturat, të adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve

NATO: Çdo vendim për rihapjen e urës mbi Ibër për veturat, të adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Ngriten 54 aktakuza brenda 24 orëve nga Prokuroritë Themelore në Kosovë

Basha: Penalizohen operatorët për vonesat në rrugën Prishtinë-Podujevë

Basha: Penalizohen operatorët për vonesat në rrugën Prishtinë-Podujevë

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën