TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Familja Përvetica detyrohet të kthehet në shtëpinë e pabanueshme

Familja Përvetica nga Prishtina është detyruar të kthehet në shtëpinë e tyre e cila është dëmtuar nga ndërtimet e larta që po bëhen në lagjen e Spitalit. Shembja e dheut nga këto ndërtime ka shkaktuar dëme të mëdha, ku edhe drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës e kanë konsideruar të pabanueshme.

by Doresa Geci
2 vjet ago
0
A A
Familja Përvetica detyrohet të kthehet në shtëpinë e pabanueshme

Ka më shumë se tre muaj që janë detyruar të largohen nga shtëpia e tyre.

Kjo pasi shtëpia e cila gjendet në Lagjen e Spitalit në Prishtinë është plasaritur nga ndërtimet që po bëhen këtu.

Familja Përvetica është detyruar të largohet nga vendi ku banuan për më shumë se 40 vjet.

Por të mërkurën kjo familje vendosi të kthehet në shtëpinë e tyre.

“Na në shpi kur jemi kanë kemi paguar vetëm 40 deri në 50 euro, pasi jemi nxe me dru, kemi dëshmi edhe drutë, që kemi ble për të kaluar dimrin, ndërsa në banesë atje, duhet mu nxe me rrymë, e rryma këtë muaj na ka ardhë, 170 euro diçka është e madhe dhe ne nuk mundem më pagu”.

Plasaritjet e murit shihen në çdo cep të shtëpisë.

Tavanet janë çarë nga shembja e dheut.

Por këto nuk janë shembjet e vetme që janë shkaktuar.

Që kjo shtëpi nuk është e banueshëm, anëtarja e kësaj familje, Arjeta Përvetica, thotë se kanë marrë edhe vendimin nga Komuna e Prishtinës.

“Kanë qenë edhe shiritat me nuk janë, se shtëpia është e pabanueshme, edhe procesi verbali e cekë që shtëpia është e pabanueshme, por unë nuk kam zgjidhje, se nuk kam ku me shku përtej shtëpisë sonë”, thotë ajo.

Përvetica ka treguar kushtet në cilat jetojnë dhe përgjigja që kanë marrë nga pronari i kompanisë EBB GROUP.

“Prej 9 shtatorit e deri më sot ne jemi duke banuar në një shtëpi në rrugën C të cilën na ka paguar vetë investitori, probleme që kemi tani është se kerkush nuk ka ndërmarrë asgjë. Shtëpia nuk është sanuar, ata kanë filluar dhe kanë bo garazhdën poshtë, unë sot e kam thirr pronarin e kompanisë edhe pronari i kompanisë me tha që nuk kam asnjë përgjegjësi dhe problemi që keni ju ja ka bo veç komuna”, ka thënë ajo.

E punimet madje tash e disa ditë janë ndërprerë nga Drejtoria e Inspekcionit për të disatën herë.

Për këtë kjo familje kërkon që të ju bëhet një zgjidhje.

“Kërkesa jonë është nëse shtëpia nuk është më e banueshme, thjeshtë dua që më mu kompenzu kjo shtëpi, du me pas një vendbanim të ardhmen, mos pas çdo herë mendjen që jam me qira dhe një ditë  nuk ma paguan pronari, se nuk kam mundësi pagu vetë”, thotë përfaqësuesja e familjes.

Tëvë 1, ka provuar të marrë një përgjigje nga pronari i kompanisë ndërtuese, në lidhje më situatën por edhe nga komuna e Prishtinës, por deri në momentin e transmetimin të stories nuk ka marrë përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Auto Draft

Vërshimet në Carallukë – uji iu hyri në shtëpi, detyrohen ta shembin urën

Rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë mbyllet për qarkullim

Rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë mbyllet për qarkullim

Auto Draft

10 mijë euro dëme, banori nga Malisheva ankohet se komuna nuk i vizitoi

Qindra të vrarë në protestat në Iran, Teherani në gjendje alarmi

Qindra të vrarë në protestat në Iran, Teherani në gjendje alarmi

Dalja e votuesve deri në orën 17:00 është 39,61%

AKI udhëheq në Gostivar dhe Vrapçisht

Derbi Inter – Napoli nuk jep fitues

Derbi Inter – Napoli nuk jep fitues

Raphinha shpallet MVP i Superkupës së Spanjës

Raphinha shpallet MVP i Superkupës së Spanjës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Jashari shpallet lojtar i vitit në kampionatin belg

Jashari shpallet lojtar i vitit në kampionatin belg

Auto Draft

Vërshimet në Carallukë – uji iu hyri në shtëpi, detyrohen ta shembin urën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën