TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Eksperti gjerman Clewing: Ka mungesë besimi tek Qeveria e Kosovës nga partnerët ndërkombëtar

Eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing, gjatë një intervistë dhënë për tëvë1 ka treguar për gabimet që po bënë Kosova në raport me komunitetin ndërkombëtar. Sipas tij qeveria e Kosovës nuk ishte edhe aq mirë e përgatitur për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Eksperti gjerman Clewing: Ka mungesë besimi tek Qeveria e Kosovës nga partnerët ndërkombëtar

Kosova po përballet me shumë sfida në arenën ndërkombëtare.

Së fundmi, shteti më i ri në Evropë dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, pasi sipas partnerëve ndërkombëtar, Kosova nuk t’i plotësoi të gjitha kushtet e kërkuara.

Eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing, thotë se Kosova nuk ishte edhe aq e përgatitur mirë për këtë proces.

“Kosova nuk ishte edhe aq afër të bëhej pjesë e Këshillit të Evropës sepse partnerët kryesor kanë kërkuar me kohë lëvizje konkrete për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. E vërteta është se Qeveria e Kosovës nuk ishte përgatitur aq mirë për tu ballafaquar me këtë problem dhe për të gjetur një zgjidhje. Asociacioni nuk duhej të ishte kriter për anëtarësimin e Kosovë në KiE, por në fund u tha se kjo çështje ndërlidhet me edhe me këtë proces. Në anën tjetër është për tu befasuar se si shtetet perëndimore nuk po e marrin edhe aq seriozisht Serbinë e cila ka synime revizioniste në Ballkan, veçanërisht ndaj Kosovës dhe Republikës Srpska”, thotë ai për Tëvë 1.

Clewing, ka folur edhe për raportet aktuale mes qeverisë Kurti dhe aleatëve ndërkombëtar.

Sipas tij, këta të fundit kanë krijuar mosbesim ndaj qeverisë së Kosovës.

“Është e kuptueshme që qeveria aktuale e Kosovës dëshiron të ketë një qasje më sovraniste dhe kjo po ndodh për shkak të ekzistimit të strukturave paralele në Kosovë, problem ky që nuk është adresuar si duhet edhe nga partneret ndërkombëtar. Por dështimi kryesor i strategjisë së Kosovës është mungesa e respektimit të zakoneve diplomatike. Gjuha e përdorur nga ministrja e jashtme dhe ndonjëherë nga kryeministri nuk është edhe aq e zakonshme ne diplomaci. Ju duhet ta dini se Kosova është e vogël edhe partnerët e saj janë shumë më të mëdhenj. Është e qartë se ka një mosbesim të thellë nga partnerët për këtë qeveri dhe ky është një problem real”, ka thënë ai.

Eksperti gjerman është shprehur kritik edhe ndaj Bashkimit Evropian për qasjen tolerante të tyre në raport me Serbinë.

“ Në disa raste BE është treguar shumë tolerante ndaj Serbisë, kurse në anën tjetër ka qenë shumë kërkuese ndaj Kosovës. Për mendimin tim ky është një gabim taktik nga pala evropiane”, shprehet ai.

Qeveria e Kosovës nuk e dërgoi për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese një draft-statut të BE-së për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që së fundmi ishte vendosur edhe si kusht për Kosovën për anëtarësimin në këtë organizatë.

Tags: eksperti gjermanKonrad ClewingKosovapartneret nderkobetar
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

Ekzekutohet edhe shtesa prej 100 euro për pensionistët

Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

Ekzekutohet shtesat prej 100 euro për fëmijët

Tërnava në urimin për Kurban Bajramin bën thirrje për unitet

Tërnava në urimin për Kurban Bajramin bën thirrje për unitet

Kongresistët amerikanë në Luginë, priten në Këshillin Kombëtar Shqiptar

Kongresistët amerikanë në Luginë, priten në Këshillin Kombëtar Shqiptar

“Dardanët” e rinj luajnë miqësore me Turqinë e Luksemburgun

“Dardanët” e rinj luajnë miqësore me Turqinë e Luksemburgun

Vuçiq në Kinë, Xi kërkon rritjen e besimit dhe bashkëpunimit mes Kinës dhe Serbisë

Vuçiq në Kinë, Xi kërkon rritjen e besimit dhe bashkëpunimit mes Kinës dhe Serbisë

Aksident tragjik në Belgjikë: treni përplas autobusin e shkollës, raportohen viktima

Aksident tragjik në Belgjikë: treni përplas autobusin e shkollës, raportohen viktima

Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

Ekzekutohet edhe shtesa prej 100 euro për pensionistët

Sulmet ajrore izraelite në Liban lënë 12 të vrarë, mobilizohen rezervistët për zgjerim ofensive

Sulmet ajrore izraelite në Liban lënë 12 të vrarë, mobilizohen rezervistët për zgjerim ofensive

Kamberi: Takimi me kongresistët amerikanë, moment i rëndësishëm për Luginën e Preshevës

Kamberi: Takimi me kongresistët amerikanë, moment i rëndësishëm për Luginën e Preshevës

Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

Ekzekutohet shtesat prej 100 euro për fëmijët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën