TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Diskutohet votimi i 21 prillit, vlerësohet se kushtet nuk ishin të mira

nga Rinesa Osmanaj
24 Prill, 2024
0
A A
Diskutohet votimi i 21 prillit, vlerësohet se kushtet nuk ishin të mira

Gjatë ditës së sotme është mbajtur një debat publik në Qendrën Mediale ku temë diskutimi ishte procesi i votimit në veri. Aty, Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri e ka pranuar se kushtet nëpër qendrat e votimit gjatë votimit të së dielës me 21.04.2024 në katër komunat veriore, nuk kanë qenë të mira shkaku i mos lejimit të votimit në 33 shkolla.

Për krejt çka ndodhi në veri me 21 prill u mblodhën për të diskutuar në Qendrën Mediale në Çagllavicë politikanë shqiptarë dhe serb.

Në këtë tryezë me tëmën “Referendumi në veri – A i ka përmbushur qeveria ndryshimet ndaj BE-së apo mungesa e ndryshimeve paraqet shenjë dështimi”,  Dusan Radakoviq, aktivist i shoqërisë civile nga komuniteti serb në veri tha që kushtet në të cilat u zhvillua votimi të dielën  për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve nuk kanë qenë të duhura.

“Problemet e radhës kanë qenë vendosja e kutive për votim, ka qenë e pa kuptim, edhe kamera ka mund të shoh për kënd po voton. Unë e di që ka pas probleme me shkollë, mirëpo kushtet me të vërtetë në disa vende kanë qenë jo humane” , tha ai.

E disa prej ankesave për kushtet nëpër qendrat e votimit i pranoi edhe Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.

“Gjatë këtij procesi, logjistika nuk ka punuar shumë mirë, siç e dini, shkollat nuk kanë qenë në dispozicion pasi Lista Serbe nuk ka dhënë leje dhe ne nuk kemi dashur që të krijojmë tensione me zor apo me Policinë t’i hapim. Unë edhe njëherë kisha thënë se nuk i ndjejë tensionet, nuk jam çdo ditë në veri, por flas me ta. Nuk jam shumë i lumtur me situatën, por atje mbizotëron njëfarë qetësie”, deklaroi Vokrri.

Pjesë e këtij paneli ishte edhe kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.

Pati lëvdata për KQZ-në por jo edhe për Qeverinë.

“KQZ mendoj që sipas meje ka bërë një lëvizje të mençur duke vendosur të mos hyjë në shkolla sepse kjo do e kishte rënduar situatën. Ka pasur ndikim nga Lista Serbe, nga Qeveria e Kosovës, qytetarët mendoj që kanë qenë konfuz në një anë. Në anën tjetër mendoj që Qeveria ka dëshiruar që ky proces të jetë vetëm i implementuar, pa pasur ndonjë sukses”, tha ai.

Jabllanoviq pati akuza edhe ndaj kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetimi.

Sipas tij në këtë komunë ka nepotizëm, pasi deri më tani janë të punësuar 11 familjarë të kryetarit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Tri vite pa kryeprokuror- A sjell shpresë ligji i ri për KPK?

​Tri vite pa kryeprokuror- A sjell shpresë ligji i ri për KPK?

Kurti: Duam qeveri normale, jo qeveri tranzitore dhe të përkohshme

Kurti: Duam qeveri normale, jo qeveri tranzitore dhe të përkohshme

Rrahu motrën e tij, arrestohet një person në Gjakovë

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve në Kosovë

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” po përballen me vonesa, shkak mungesa e institucioneve

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” po përballen me vonesa, shkak mungesa e institucioneve

Dita vendimtare për Drenicën, ekipi i Sokolit pritet të rikthehet në Superligë

Dita vendimtare për Drenicën, ekipi i Sokolit pritet të rikthehet në Superligë

​Tri vite pa kryeprokuror- A sjell shpresë ligji i ri për KPK?

​Tri vite pa kryeprokuror- A sjell shpresë ligji i ri për KPK?

Shatërvani i Neptunit në Madrid njolloset me të kuqe në shenjë proteste kundër shitjes së armëve në Izrael

Shatërvani i Neptunit në Madrid njolloset me të kuqe në shenjë proteste kundër shitjes së armëve në Izrael

Kurti: Duam qeveri normale, jo qeveri tranzitore dhe të përkohshme

Kurti: Duam qeveri normale, jo qeveri tranzitore dhe të përkohshme

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Evropianin e karatesë në Armeni

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Evropianin e karatesë në Armeni

Rrahu motrën e tij, arrestohet një person në Gjakovë

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve në Kosovë

Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev mes përpjekjeve për një armëpushim njëmujor

Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev mes përpjekjeve për një armëpushim njëmujor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X