Politologu, Driton Arifi, ka kritikuar reagimin e Policisë së Kosovës ndaj protestueseve të thirrur nga PSD, për të kundërshtuar vizitën e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.
Ai ka thënë se ata policë duhet me u turpërua çfarë kanë bërë.
“Dhuna e policore është e papranueshme në kontekstin se për çka u bë protesta, ata policë duhet mu turpërua çfarë kanë bërë, kanë mundur me mbrojt Trendafiloven, por nuk është dashtë me pas aq dhunë policore, sepse nuk mundesh mi trajtuar si terroristë disa protestues”, tha Arifi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.
Policia e Kosovës ka arrestuar dje gjashtë aktivistë të PSD-së, pas protestës së tyre kundër ardhjes së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.
Në këtë protestë janë lënduar edhe disa gazetarë e kameramanë. Ndërsa, Inspektorati i Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka filluar hetimet nëse zyrtarët policorë kanë tejkaluar kompetencat./teve1.info/