TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dera e ankesave të qytetarëve e bizneseve, e hapur apo e mbyllur gjatë vitit 2023?

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Dera e ankesave të qytetarëve e bizneseve, e hapur apo e mbyllur gjatë vitit 2023?

Ankesat e qytetarëve vazhdonin.

Derisa në komunikatat e kreut të qeverisë, Albin Kurtit – deklarohej për rënie të inflacionit.

Por kjo po kundërshtohej në vazhdimësi nga opozita e njohës të ekonomisë.

“E vërteta është që nuk qëndrojnë këto shifra të kryeministrit”, tha deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala.

Ndërsa, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, thotë se iInflacioni është në rritje dhe tani më këta dy muaj çmimet janë ngritur edhe më tepër e pagat janë të njëjta.

“Ka një stagnim të inflacionit dhe të disa çmimeve, por shporta e konsumatorit janë ende të larta”, thotë njohësi i ekonomisë, Muhamet Mustafa.

Si pasojë, braktisja e vendit nisi edhe nga qytetarët me kushte të mira ekonomike.

“Asnjëherë nuk ka qenë më i madh numri i qytetarëve që e kanë lëshuar Kosovën sikur që po ndodhë tani. Më herët arsye për largim nga Kosova ishte gjendja e rënduar ekonomike ndërsa tani Kosovën po e lënë edhe ata me gjendje të mirë materiale”, është thënë nga KMDLNj.

Por, kjo nuk ishte arsyeja e vetme e ikjes së punëtorëve.

“Më skandalozja është që tani për tani kur flasim, këto biznese të cilat nuk i kanë trajtuar siç duhet punëtorët vendorë”, thotë Mustafë Kadriaj.

E në vazhdën e ikjeve, pati edhe prurje të fuqisë punëtore.

“Janë disa shtete që dëshirojnë të vijnë punëtorët si Turqia, Bangladeshi, India poashtu edhe nga shtetet tjera arabe”, thotë Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

“Po ka edhe të huaj të cilët po e mësojnë edhe gjuhën edhe po adoptohen për pjesën e shërbimit të jashtëm. Normalisht që kjo nuk është diçka mirë nëse shohim sepse ka ende plot të papunë të cilët nuk po angazhohen”, thotë Arian Vraniva nga Shoqata e Gastronomëve.

Mirëpo, ardhja e fuqisë punëtore të re nuk i zbehu sfidat e bizneseve.

E cilat janë këto sfida, tregon Oda Ekonomike e Kosovës.

“Vitin e kalum në muajin shtator kishim inflacionin dyshifror, ku e mbërriu pikun e vet. E njejta situatë vazhdoi edhe në fillim të 2023-tës, duke ardhë muajt e verës filloi të stabilizohet, mirëpo ishte një sfidë e madhe për bizneset. Më pas ishte sfida e energjisë elektrike, pyetja e parë gjatë periudhës së dimrit se a do të kemi energji elektrike, nëse do të kemi a do të ketë rritje të çmimit. Ju e dini që qeveria u pajtua me organin rregullator që të ketë rritje të energjisë elektrike, më pas ajo u kontestua në gjykatë mirëpo ishte sfidë për bizneset sepse nuk e kishte sigurinë dhe parashikueshmërinë se sa do të kishte energji elektrike. Më pas është edhe një sfidë tjetër që e ndjek biznesin dy vitet e fundit, që ka vazhduar edhe gjatë vitit 2023 – është mungesa e fuqisë punëtore, qoftë e kualifikuar qoftë e pakualifikuar. Kjo ishte ndër sfidat e mëdhaja. Po ashtu sfidë tjetër ishte kërkesat adresuar institucioneve publike sidomos ekzekutivit që të ketë reforma në kuptimin e mbështetjes së biznesit, të ketë paketa për ta mbështetë biznesin, edhe ajo ishte një sfidë tjetër në vete. Po ashtu mos të harrojmë ta potencojmë mos pasja e investimeve publike në kuptimin e mos shpenzimit të investimeve të parapara të projekteve kapitale nga ana e qeverisë”, deklaroi Lulzim Rafuna nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Sektori privat sipas ekonomistëve është më i prekuri.

Për projekte kapitale u ankuan edhe komunat.

“Po ka projekte për investime kapitale ku kriteret për investime hartohen nga ministritë e linjës dhe kjo po shihet si padrejtësi për komunat e RKS, e vetmja zgjidhje që është duke u kërkuar nga komunat e Kosovës që të eliminohen këto dilema është themelimi i granit të katër”, thotë Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Por nga të gjithë këto institucione – të kthehemi tek qytetari.

Në fundvitin e 2023-tës, për fëmijë dhe pensionist, qeveria ndau shtesa prej 100 eurosh.

E në të njëjtën periudhë, familjet kosovare u ballafaquan me ‘’fryrje’’ të çmimit të energjisë elektrike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​A do t’ia mundësojë LDK-ja sërish Vjosa Osmanit të bëhet presidente?

​A do t’ia mundësojë LDK-ja sërish Vjosa Osmanit të bëhet presidente?

Koloneli Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amerikane do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

Koloneli Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amerikane do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

Reagimet nga Prishtina për “Sarajevo Safarin” iritojnë Vuçiqin

Reagimet nga Prishtina për “Sarajevo Safarin” iritojnë Vuçiqin

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim, ia morën 130 mijë euro një personit duke i premtuar shërim jashtë shtetit

Tre të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Rusi

Tre të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Rusi

​A do t’ia mundësojë LDK-ja sërish Vjosa Osmanit të bëhet presidente?

​A do t’ia mundësojë LDK-ja sërish Vjosa Osmanit të bëhet presidente?

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Dita e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta ruajmë dhe ta përcjellim gjuhën shqipe brez pas brezi

Koloneli Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amerikane do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

Koloneli Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amerikane do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

Reagimet nga Prishtina për “Sarajevo Safarin” iritojnë Vuçiqin

Reagimet nga Prishtina për “Sarajevo Safarin” iritojnë Vuçiqin

Gjendet i vrarë në parcelën e një toke 25-vjeçari shqiptar në Itali

Gjendet i vrarë në parcelën e një toke 25-vjeçari shqiptar në Itali

Hapat e rëndësishëm që duhet të ndiqni në syfyr dhe iftar për agjërim sa më të lehtë

Hapat e rëndësishëm që duhet të ndiqni në syfyr dhe iftar për agjërim sa më të lehtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën