TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Benzema tregon arsyet që e shtynë të transferohej në Arabinë Saudite

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Benzema tregon arsyet që e shtynë të transferohej në Arabinë Saudite

Largimi i Karim Benzemasë nga Reali i Madrid drejt Arabisë Saudite ishte një nga më befasuesit në treg, veçanërisht për shkak se francezi kishte edhe një vit  të mbetur në kontratë, por sipas deklaratave të tij më të fundit, kalimi në Al-Ittihad, me bazë në qytetin Jeddah, nuk është aq befasues dhe justifikohet plotësisht nga lojtari.

“Gjithmonë kam dashur të vij në Arabinë Saudite edhe para futbollit. Si mysliman, kur je afër Mekës, ndihesh i qetë, i pastër. Është një vend i jashtëzakonshëm, uroj që të gjithë myslimanët të mund të shkojnë atje një ditë. Këtu jam në paqe”, deklaron francezi në një intervistë për Ligën Saudite. Meka ndodhet vetëm një orë larg qytetit ku jeton Benzema.

35-vjeçari thotë se e ndjeu gjithashtu sfidën e ndryshimit të peizazhit dhe hyrjes në një Ligë në zhvillim, pas kaq shumë vitesh në Spanjë.

“Kur filloi projekti i futbollit, dukej i madh në çdo aspekt. Doja të isha pjesë e kësaj historie, të merrja pjesë dhe të ndihmoja futbollin të avanconte në vend”, vijon ai.

Me gjithçka që kishte bërë dhe arritur te Reali, ishte momenti ideal për të lëvizur.

“Jam shumë krenar për gjithçka arrita dhe fitova me Realin, por mendoj se ishte një kohë e mirë për të ndryshuar dhe për të provuar sfida të reja. Këtu ka shumë pasion dhe jam i kënaqur me nivelin e lojës. Në fakt, jam i befasuar nga niveli këtu, sepse në Evropë nuk kemi parë ndeshje nga kjo Ligë. Tani, ka më shumë njerëz që shikojnë sepse ka kaq shumë lojtarë të mirë.”

Sulmuesi francez thotë se është përshtatur lehtësisht me kulturën vendase: “Më pritën krahëhapur, u ndjeva i mirëpritur menjëherë, jam shumë i lumtur dhe mundohem të jap më të mirën në fushë.”

Tek Al-Ittihad Benzema ka shënuar deri tani gjashtë gola dhe ka dhënë tri asistime në 11 ndeshje. Skuadra, kampione në fuqi, aktualisht është e 4-ta, me 19 pikë, 4 pas Al Hilalit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbappe në fushë ndaj Benficas

Mbappe në fushë ndaj Benficas

Albion Rrahmani në ekipin e javës në Çeki

Albion Rrahmani në ekipin e javës në Çeki

Goli i Muriqit më i miri i xhiros sipas “Marcas”

Goli i Muriqit më i miri i xhiros sipas “Marcas”

Gallapeni pret kthimin e formës te Wisla Plock

Gallapeni pret kthimin e formës te Wisla Plock

Begaj uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, shembull i paqes dhe zhvillimit në rajon

Begaj uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, shembull i paqes dhe zhvillimit në rajon

Kurti kërkon Gjykatë Speciale për “Sarajevo safari”: Rol thuhet të ketë pasur edhe Vuçiq

Kurti kërkon Gjykatë Speciale për “Sarajevo safari”: Rol thuhet të ketë pasur edhe Vuçiq

Gashi: Kosova ka arritur shumë pas shpalljes së Pavarësisë, por ka ende rrugë për të ecur

Gashi: Kosova ka arritur shumë pas shpalljes së Pavarësisë, por ka ende rrugë për të ecur

Presidenti Erdogan uron Osmani për Pavarësinë e Kosovës: Mbështetje e vazhdueshme për sovranitetin dhe stabilitetin

Presidenti Erdogan uron Osmani për Pavarësinë e Kosovës: Mbështetje e vazhdueshme për sovranitetin dhe stabilitetin

Osmani falënderon Begajn: Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës

Osmani falënderon Begajn: Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës

Fillon Ramazani në Gjirin Persik, disa vende nisin agjërimin të enjten

Fillon Ramazani në Gjirin Persik, disa vende nisin agjërimin të enjten

Nipi i Jakup Kraniqit nga Haga: Historia nuk mund të rishkruhet

Nipi i Jakup Kraniqit nga Haga: Historia nuk mund të rishkruhet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën