TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Armatimi i gjetur në veri ishte destinuar për sulm ndaj policisë

Të martën Policia e Kosovës në një aksion në fshatin Rudar të Zveçanit, ka sekuestruar një arsenal armësh të cilat dyshohet se i takojnë grupit paraushtarak serb që kryen sulmin më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut ka thënë se personi i ndaluar mbrëmë, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ky armatim i përket grupit të Millan Radojiciq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë.

nga Venhar Isufi
1 vit më parë
0
A A
62 shok-bomba, 10 armë e 1.5 kg eksploziv-Policia jep detaje për armatimin në Zveçan

Në fshatin Rudar të Zveçanit, të martën Policia e Kosovës në dy lokacione, shtëpi të pa banuara, gjatë një aksioni hasi në një sasi të konsiderueshme armatimi.

I gjithë municioni, armët e gjata, shok-bomba, maska, jelek anti-plumb, veshje ushtarake të kamufluara me të policisë dhe pajisje tjera ushtarake, u ekspozuan në drejtorinë rajonale të policisë në veri.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë për Tëvë1 se ky armatim i takon grupit të Millan Radojiçiq, ndërsa këto lokacione u përdorën edhe më herët për tu strehuar terroristët serb, duke sulmuar dhe bllokuar Policinë e Kosovës.

“Është e qartë se kjo ka qenë si lokacion logjistik, për barrikadat e mëhershme, depo apo vend strehim për armatim luftarak, me të cilin ata kanë planifikuar të sulmojnë institucionet e Kosovës, Policinë e Kosovës, të bëjnë rezistencë ndaj shtrirjes së rendit dhe ligjit. Ka dyshim të bazuar se kjo zonë është përdorur në sulmin ndaj policisë së Kosovës, ju kujtohet kur policia e Kosovës është sulmuar në afërsi të urës”, tha Sveçla.

Këto deklarata ministri Sveçla i bëri në vendin e ngjarjes në të cilin u sekuestruan këto armatime, e me të ishte edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.

E zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Tëvë1 se personi i ndaluar të martën, është liruar në procedurë të rregullt, i njëjti sic ka mësuar televizioni, ka qenë zyrtar policor në rajonin e veriut.

Sipas Elshanit, për këtë rast hetimet janë duke u zhvilluar.

“ Ky rast është duke u hetuar nga inspektorati policor i Kosovës, edhe nga krimet e rënda në Prishtinë, sipas informacioneve që ne kemi, është që ai person që është intervistuar mbrëmë është lëshuar në mënyre të rregullt pas intervistimit. Hetimet janë duke u zhvilluar, me siguri do të ketë edhe zhvillime të tjera”, tha Elshani.

Gjatë ekspozimit të armëve të konfiskuara, u pa edhe një flamur serb.

Tags: armatimi në veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dështon për të 44-tën herë konstituimi i Kuvendit

Dështon për të 44-tën herë konstituimi i Kuvendit

Musliu: LDK-ja është frikacake, s’merr vendime – e ka lënë Kosovën mbrapa

Musliu për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Sjellje e papranueshme, ka humbur morali i policit

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

Dështon për të 44-tën herë konstituimi i Kuvendit

Dështon për të 44-tën herë konstituimi i Kuvendit

Tre burra shpallen fajtorë për zjarrvënie në Londër të lidhur me Wagner-in

Tre burra shpallen fajtorë për zjarrvënie në Londër të lidhur me Wagner-in

Musliu: LDK-ja është frikacake, s’merr vendime – e ka lënë Kosovën mbrapa

Musliu për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Sjellje e papranueshme, ka humbur morali i policit

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

LIVE: DEPUTETËT MBLIDHEN SËRISH – DËSHTIM APO KONSTITUIM?

LIVE: DEPUTETËT MBLIDHEN SËRISH – DËSHTIM APO KONSTITUIM?

“Pa drejtësi, s’ka qetësi”, vendosen pankarta pranë stacionit policor dhe gjykatës në Lipjan

“Pa drejtësi, s’ka qetësi”, vendosen pankarta pranë stacionit policor dhe gjykatës në Lipjan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X