Një aksident komunikacioni ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës, ku janë përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamion.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Për momentin kemi informacion vetëm për aksidentin. Nuk kemi informata për gjendjen e të aksidentuarve”, tha ai.
Në fotot e siguruara nga KosovaPress shihen pjesëtarë të KFOR-it të lënduar rëndë.
Sipas zëdhënësit të policisë, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:18 minuta.