TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

36-vjet nga vdekja e veprimtarit – Porosia që la Fadil Vata në letrën e shkruar në ’89-tën

Në 36-vjetorin e vdekjes së veprimtarit Fadil Vata, vëllau i tij, Rama, rrëfeu për tëvë1 rrugëtimin e tij politik dhe porosinë që kishte lënë ai gjersa po trajtohej në spital shkak i dhunës së pësuar nga serbët.

by Jona Kelmendi
4 muaj ago
1 0
A A

 “Jam në spital, por shpresoj të shërohem shpejt”.

Është kjo një nga letrat që shkroi gjersa ishte duke u trajtuar në spital.

Trajtimin aty, veprimtari Fadil Vata gjatë vitit ’89, po e merrte pas maltretimeve e torturave që kishte pësuar nga ushtarët serbë.

Letrën ai e shkroi gjatë kohës kur po trajtohej në Zvicër, gjersa ishte dërguar atje pasi gjendja e tij shëndetësore ishtë rënduar shumë.

Për pasojë, më 25 prill të vitit 1990, zemra e tij pushoi së rrahuri në mërgim.

Këtë të shtunë, 36 vite pas vdekjes së tij, vëllau i tij, Rama, tregoi për tëvë1 gjithë rrugëtimin e Fadilit.

“Operimin e parë e ka pasë në burgun qendror në Beograd…letra është kur e sqaron që është në spital, është në dhjetor të 1989-tës, thotë para katër javësh jam shtu në spital dhe atje menjëherë i u kanë nënshtru operacionit sepse gjendja ka qenë e rëndë. Dhe aty përveç sqarimit që gjendet në Zvicër dhe nuk kemi çka me u merakos për këtë, ai shkruan që është optimist që shpejtë do të shëndoshem edhe do të dalë”.

Miqtë më të mirë të Fadilit ishin heronjtë Fahri Fazliu e Afrim Zhitia.

Në atë letër, ai kishte lënë dhe një porosi tjetër.

“E porosit nanën edhe babën me shku në Lluga. Domethënë me i pa të Afrimit, me i pa të Fariut…baci ka dalë dy-tri javë ndoshta para vrasjes tyre dhe ajo e ka nifarë mënyre e ka trondit shumë, i ka shkaktu dhimbje të madhe”, tha vëllau i Fadil Vatës, Rama.

Mbi gjithë sfidat që kishte, dashuria e tij për librat e bëri Fadilin një lexues palodhur.

“Ai i ka lon diku rreth 2000-2500 libra sa ka qenë nxënës i shkollës së mesme para se me hy n’burg, që i ka ble me nifar burse si nxënës i shkëlqyeshëm. Madje unë, unë e kam rrit atë numër dhe tash diku janë nji fond i librave diku rreth 4000 që baci i ka”.

Fadil Vata është njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes kombëtare shqiptare të viteve ‘80-ta.

Për bindjet e tij, më 3 maj të 1981, u burgos në kazermën e Pozharevcit në Beograd, ku ishte dënuar me 6 vjet burgim.

Më 25 prill 2013, Vata u dekretua me titullin “Hero i Kombit”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qalaj për zërat brenda partisë për koalicion me LVV-në: PDK-ja ka qëndrim të qartë, do të jemi në opozitë

Qalaj për zërat brenda partisë për koalicion me LVV-në: PDK-ja ka qëndrim të qartë, do të jemi në opozitë

Manaj: Vendimi i LDK-së ndërlidhet edhe me tensionet e krijuara në Kuvend

Manaj: Vendimi i LDK-së ndërlidhet edhe me tensionet e krijuara në Kuvend

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

Maloku: Osmani ka humbur hapin politik dhe nuk është më faktor në formimin e institucioneve

“InfoNata” 13.08.2026

“InfoNata” 13.08.2026

38 vatra zjarri në Shqipëri, përmirësohet situata në Krujë

38 vatra zjarri në Shqipëri, përmirësohet situata në Krujë

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

Drita siguron kualifikimin në “play-off” të UEFA Conference League!

Drita siguron kualifikimin në “play-off” të UEFA Conference League!

Drita në play-off të Ligës së Konferencës

Drita në play-off të Ligës së Konferencës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën