TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

350 euro ryshfet – Pse u arrestua prokurori, Beqë Shala në Prizren?

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Beqë Shala, është arrestuar në vendin e punës nën dyshimin se ka marrë ryshfet. Shumë që dyshohet se ka marrë prokurori është 350 euro.

by Lindrit Zejnullahu
6 muaj ago
0 0
A A

Paraditen e së hënës hetuesit policorë zbarkuan në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Aty prangosën prokurorin Beqë Shala që ushtronte funksionin në Departamentin e Përgjithshëm.

Në aksionin e Prokurorisë Speciale, Shala u arrestua nën dyshimin për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të autoritetit zyrtar.

Kjo e fundit nuk dha detaje shtesë rreth aksionit, veçse pasdite ka treguar që Shala është ndaluar për 48 orë.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.Sh nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”. I dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës”, thuhet në njoftimin e PSRK-së

Policia bastisi edhe shtëpinë e të dyshuarit ku ka sekuestruar edhe disa prova materiale.

Tëvë1 ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu por që i njëjti nuk ka pranuar të flas.

Gjatë ditës “Betimi për Drejtësi” ka publikuar edhe një audioncizim ku pretendohet se ka qenë subjekt hetimi prokurori.

Aty thuhet se dëgjohet prokurori Shala duke marrë ryshfet Shala nga një avokate, që dyshohet se është Drenusha Berisha.

Takimi  është zhvilluar më 25 gusht të vitit  2022 në veturën e Shalës.

Në këtë audioincizim, sipas “Betimit për Drejtësi” dëgjohet avokatja Berisha  teksa numëron paratë, dhe nga shuma prej 700 euro, gjysmën e tyre ia jep prokurorit Shala për të mos paraqitur kërkesë për caktim të masës së paraburgimit, pas ndalimit të klientit të saj për 48 orë.

Prokurori Shala: Qe ia lëshova vendimin atij, të lirohet meniherë.

Avokatja Berisha: Po se më thirrën familjarët më tha u kry, se e kishin marrë atë djalin në sabah, se unë kur të thirra qatëherë, se kur të shkrujta faktikisht veç sa shkova në punë. Tani e kishin marrë, kenë masdite. Prokuror unë nuk e dita që qeshtu, po të kallxoj realisht unë ja mora atyne dje qysh u mora vesh veç 700 jau kom marrë. Qe ku i kam paret, m’i kanë pru sot. Se a e din qysh ke puna, nuk është që më ka ndodh najherë, qeshtu hera e parë dhe nuk…

Prokurori Shala: Këqyre une..

Avokatja Berisha: Jo unë qe ku i kam 700.

Prokurori Shala:  Njerëzit bajnë.

Mediumi ka tentuar të marrë një përgjigje nga ajo, por që ka qenë e paqasshme.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Jashari: Nuk është e shëndetshme që një subjekt politik të kontrollojë të gjitha institucionet

Jashari: Nuk është e shëndetshme që një subjekt politik të kontrollojë të gjitha institucionet

Ndalohen tre të dyshuar për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë-Kosovë

Ndalohen tre të dyshuar për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë-Kosovë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

U pa me armë, tha se ishte lodër – bastiset shtëpia e 50-vjeçarit në Han të Elezit

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Arsim Abazi nuk është më trajner i Dinamos nga Ferizaj

Arsim Abazi nuk është më trajner i Dinamos nga Ferizaj

Jashari: Nuk është e shëndetshme që një subjekt politik të kontrollojë të gjitha institucionet

Jashari: Nuk është e shëndetshme që një subjekt politik të kontrollojë të gjitha institucionet

Gjashtë të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor

Gjashtë të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor

Rama: Shqipëria, në një moment historik për anëtarësimin në BE

Rama: Shqipëria, në një moment historik për anëtarësimin në BE

Rama reagon pas humbjes së Orbanit, uron Magyarn dhe ofron bashkëpunim

Rama reagon pas humbjes së Orbanit, uron Magyarn dhe ofron bashkëpunim

Malisheva zyrtarizon Sokolin në postin e trajnerit

Malisheva zyrtarizon Sokolin në postin e trajnerit

Emisioni “Ditari” 13.04.2026

Emisioni “Ditari” 13.04.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën