Kryeminsitri Albin Kurti ua ka uruar Pashkët besimtarëve ortodoksë.
Në urimin e tij, Kurti thotë se ortodoksëve do të vazhdohet t’iu garantohet siguria dhe liria e besimit.
“Ne do të vazhdojmë kujdesin tonë për ju, besimtarë ortodoksë, edhe duke garantuar më tej lirinë themelore të besimit si dhe sigurinë e përgjithshme”, ka thënë Kurti.