TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

308 ankesa në nëntë muaj, MINTI nis takimet me rrjetet tregtare

by teve1
3 javë ago
0
A A
308 ankesa në nëntë muaj, MINTI nis takimet me rrjetet tregtare

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka nisur një cikël takimesh me rrjetet e marketeve në Kosovë, me qëllim të forcimit të mbrojtjes së konsumatorëve dhe parandalimit të praktikave të padrejta tregtare.

Gjatë takimit të parë, përfaqësuesit e pesë rrjeteve të mëdha të marketeve janë informuar për numrin dhe natyrën e ankesave të konsumatorëve për periudhën janar–shtator 2026.

Sipas të dhënave të MINTI-t, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 308 ankesa që kanë të bëjnë me marketet në Kosovë.

Pjesa më e madhe e tyre lidhet me mospërputhjen e çmimit të paraqitur në raft me atë që paguhet në arkë.

Kjo kategori përbën 47,7 për qind të ankesave të regjistruara.

Ndërkaq, ankesat për produkte të skaduara përbëjnë 22,1 për qind, ndërsa 13 për qind kanë të bëjnë me produkte që janë brenda afatit të përdorimit, por që konsiderohen të dyshimta ose të dëmtuara.

Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e marketeve kanë paraqitur sfidat me të cilat përballen në punën e përditshme, duke e veçuar mospërputhjen e çmimeve në rafte dhe në arkë.

Sipas tyre, ndër faktorët që ndikojnë në këtë problem janë mungesa e stafit dhe ndërrimi i shpeshtë i punonjësve.

Në kuadër të takimit, palët janë dakorduar për organizimin e sesioneve të përbashkëta informuese me menaxherët e marketeve, me qëllim të njohjes më të mirë të obligimeve ligjore që rrjedhin nga Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Po ashtu, në këto sesione do të trajtohen edhe masat ndëshkuese që mund të shqiptohen nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) në rast të shkeljes së legjislacionit në fuqi.

Një tjetër kërkesë e MINTI-t drejtuar rrjeteve të marketeve ishte krijimi i më shumë hapësirave në rafte për produktet vendore, me synim promovimin e tyre dhe rritjen e pranisë në tregun e Kosovës.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë organizimin e nismave të tilla në bashkëpunim me rrjetet e marketeve, për të rritur transparencën në treg, për të forcuar mbrojtjen e konsumatorëve dhe për të parandaluar praktikat e padrejta tregtare./teve1.info/

Tags: ankesaMINTtakime
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shiroka-Pula pranoi raportin e Komisionit Evropian, thekson përkushtimin e institucioneve për avancimin e reformave

Shiroka-Pula pranoi raportin e Komisionit Evropian, thekson përkushtimin e institucioneve për avancimin e reformave

I mituri 13-vjeçar largohet nga shtëpia strehuese në Ferizaj, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij

I mituri 13-vjeçar largohet nga shtëpia strehuese në Ferizaj, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Gjatë vitit të kaluar u konfiskuan 1280 armë pa leje

Shiti mbi 100 armë nga një poligon dhe raportoi rrejshëm se armët janë vjedhur, Prokuroria kërkon paraburgim

Shiroka-Pula dekoron gjeneralin amerikan Steven Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake

JD Vance thotë se lufta me Iranin ishte arsyeja e humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit

Emisioni “Ditari” 04.11.2026

Emisioni “Ditari” 04.11.2026

Shiroka-Pula dekoron gjeneralin amerikan Steven Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Shiroka-Pula dekoron gjeneralin amerikan Steven Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Avioni drejt Moskës kthehet në Beograd për arsye sigurie, në bord ndodhej aleati i Vuçiqit

Avioni drejt Moskës kthehet në Beograd për arsye sigurie, në bord ndodhej aleati i Vuçiqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën