TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

30 mijë euro dëmi i shkaktuar nga zjarri në lokalet te “Pishat” në Sllatinë të Madhe

by Rinesa Osmanaj
2 vjet ago
0
A A
30 mijë euro dëmi i shkaktuar nga zjarri në lokalet te “Pishat” në Sllatinë të Madhe

Disa lokale janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Sllatinë e Madhe. E njëri prej pronarëve tha për televizionin se dëmi që pësoi kap vlerën rreth 30 mijë euro.

Disa lokale u përfshinë nga zjarri në fshatin Sllatinë të Madhe në vendin e njohur “Te pishat”

Disa prej pronarëve nuk pranuan të flasin para kamerës mirëpo treguan se nga ku filloi zjarri.

E njëri prej pronarëve që deshi të mbesë anonim, tha se ka pësuar dëm rreth 30 mijë euro.

“Këtu po foli vetëm për biznes timin dikund 25 mijë euro vetëm si kafe por i kam pasur edhe dy motoçikleta që lëshoj me qera dhe biçikletat e i kam lënë këtu natën pasi shtëpinë e kemi më poshtë, me ato dëmi është rreth 30 mijë euro që është bërë këtu si biznes”, tha një nga pronarët e lokaleve të djegura.

Rastin për televizionin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 05:00, është pranuar informata për një zjarr në disa lokale në fshatin Sllatinë e Madhe. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ftuar zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve të konsiderueshme materiale. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet nga Policia.

Sipas shefit të Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi ekipet e zjarrfikësve menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Ekipet e zjarrfikësve menjëherë kanë dalë në vendin e lartpërmendur. Në zjarr ishin të përfshirë një minimarket dhe një lokal, dhe zjarri ishte në fazën më të lartë të zhvillimit, pra, tërësisht ishin të përfshirë nga zjarri. Nga ky zjarr rrezikoheshin edhe objektet tjera në afërsi”, tha Gashi.

I njëjti pronar që të enjten u dëmtua, bëri të ditur se edhe para dy vitesh i kishte ndodhur një rast i njëjtë në një lokal në Sllatinë, mirëpo ai tha se nuk i është kompensuar dëmi që kishte pësuar në vlerë prej 60 mijë euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Gjini shpërthen në kritika ndaj Kurtit: Po ia qet faqen e zezë Kosovës, ka për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan

Aleanca: Për pesë ditë u paguan 11 milionë euro për rrymë, ndërsa qytetarët po përballen me reduktime

Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtime

Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtime

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

Probleme të përsëritura me E. coli, AUV ndalon importin e produkteve nga AD Mlekarna Tetovo

Galatasaray fiton derbin ndaj ekipit të “shqiptarëve”

Galatasaray fiton derbin ndaj ekipit të “shqiptarëve”

​Sulmi me armë në Krakov, publikohen detaje për të dyshuarin 25-vjeçar

​Sulmi me armë në Krakov, publikohen detaje për të dyshuarin 25-vjeçar

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Arsenali triumfon ndaj Hull Cityt, Odegaard vendos fatin e ndeshjes

Arsenali triumfon ndaj Hull Cityt, Odegaard vendos fatin e ndeshjes

Gjilani fitoi dramën ndaj Malishevës

Gjilani fitoi dramën ndaj Malishevës

Vuçiq vazhdon retorikën nacionaliste për Kosovën, kësaj radhe duke kënduar

Vuçiq vazhdon retorikën nacionaliste për Kosovën, kësaj radhe duke kënduar

​Shpërndahen protestuesit në Tiranë

​Shpërndahen protestuesit në Tiranë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën