TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kosova s’mori rekomandim për nisje të negociatave për anëtarësim në BE

Komisioni Evropian ka publikuar Raportin e Progresin për vitin 2023. Aty përmenden fushat në të cilat vendi ynë pati progres e në disa të tjera jo. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe lufta ndaj korrupsionit edhe sivjet përmenden si dy fushat ku kërkohet nga shteti të bëjë më shumë.

nga tëvë1
8 Nëntor, 2023
0
A A
Kosova s’mori rekomandim për nisje të negociatave për anëtarësim në BE

Raporti i Progresit për vitin 2023 i shkruar nga Komisioni Evropian për Kosovën, po i qet para gazetarëve zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe shefin e zyrës së e BE-së, Tomas Szunyog.

Dialogu dhe lufta ndaj korrupsionit ishin dy temat kryesore që përmban raporti.

Teksa Kosova ishte e vetmja që të mërkurën s’mori rekomandim për nisje të negociatave për rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas  Szunyog, duke folur për raportin tha se përvec arritjeve, pret nga vendi ynë që të bëjë hapa të mëtejshëm, sidomos në çështje të dialogut me Serbinë.

“Raporti e njeh se ka një progres të caktuar duke përfshirë themelimin e kornizës ligjore për zgjedhjet e parakohshme dhe disa çështje që lidhen me depërshkallëzimin në ndërtesat komunale, por raporti thekson se duhet të shohim hapa të tjerë. Shpresojmë që hapat të merren sa më shpejt dhe masat të hiqen sa më shpejtë që Kosova të gëzojë potencialin jo vetëm nga mekanizmat ekzistues por edhe nga plani i rritjes”, tha ai.

Por numri dy i qeverisë nuk po pajtohet me disa nga ato që thuhen në raport.

“Janë disa arritje në segmentin e kritereve politike, përkatësisht në fushën e funksionimit të demokracisë, drejtësisë dhe sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe administratës publike që do të duhej të vlerësohen e theksohen më shumë në këtë raport meqë janë të arritura me shumë rëndësi për një shoqëri demokratike”, tha Bislimi.

Në këtë konferencë të përbashkët, Szunyog foli edhe për mundësinë e heqjes se masave për Kosovën.

“Masat janë implementuar bazuar në deklaratën e 27 vendeve anëtare. Ka qenë reagim ndaj zhvillimeve në fund të majit duke përfshirë sulmin kundër ushtarëve të KFOR-it. Kjo deklaratë është mjaft specifike se çfarë pritet nga Kosova. Pra, janë tri çështje; deeskalimi në veri; zgjedhjet e parakohshme; angazhimi në dialog, duke përfshirë themelimin e Asociacionit”, tha shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë

E kur u fol për asociacionin, zëvendëskryeministri kosovar, Besnik Bislmi njoftoi se takimi i radhës i kryenegociatorëve në Bruksel pritet të mbahet me 16 nëntor.

“Takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet të enjten e ardhshme në Bruksel dhe ky është dakordimi i vetëm që kemi arritur. Ky është hapi i radhës për të cilin jemi dakorduar, d.m.th. takimi i radhës në Bruksel më 16 nëntor”, tha Bislimi.

Ndërkohë në raportin e progresit sa i përket luftimit të dukurive si korrupsioni, vlerësohet se ka përparim por jo mjaftueshëm. Në anën tjetër, kritika janë dhënë edhe për funksionim të sistemit gjyqësor në vend, luftën ndaj ekonomisë joformale.

Derisa, si shqetësuese janë përmendur edhe sulmet ndaj gazetarëve dhe mosmbrojtja e tyre përgjatë punës së tyre sidomos në terren.

Kronika e realizuar nga gazetari, Arton Rama

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X