Një tentim grabitje ka ndodhur të premten në një pikë karburanti në rrugën “Lidhja e Lezhës” në Prishtinë.
Në raportin policor thuhet se një person i maskuar kishte hyrë në pikën e derivateve, ku nën kërcënimin e thikës u kishte kërkuar para dy punëtorëve.
Megjithatë, pasi nuk kishte arritur të merrte para, i dyshuari e kishte hequr maskën dhe u kishte thënë punëtorëve se “kishte bërë shaka”, për t’u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë, pas një kohe i dyshuari është paraqitur te zyrtarët policorë, të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.
Nga ai është konfiskuar thika që dyshohet se ishte përdorur gjatë rastit.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në pikën e derivateve, aty ishte shfaqur i dyshuari mashkull i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës u kishte kërkuar para. I dyshuari, pasi nuk ka arritur të marrë para, e kishte hequr maskën duke u thënë ankuesve se ‘ka bërë shaka’ dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një kohe i dyshuari është paraqitë te zyrtarët policorë gjersa kanë qenë në vendin e ngjarjes nga i cili kanë konfiskuar thikën e cila dyshohet ishte përdorë në rast. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./teve1.info/








