TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vendimi për faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë po vlerësohet se do të ketë dëme financiare

Qeveria e Kosovës ka planifikuar faljen e 100 eurove për tatimpaguesit. Por ky propozim u kundërshtua nga opozita dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës. Madje këta të fundit treguan se dëmi në buxhet do të jetë 40% dhe presin kompensim nga ekzekutivi.

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Komunat kërkojnë rimbursimin e mjeteve nga niveli qendror nga falja e 100 eurove prej Tatimit në Pronë

Faturat e tatimit në pronë këtë vit pritet të jenë më të larta deri në 100%.

Megjithatë, fundi i muajit prill është afati i fundit për pagesën e këstit të parë.

Andaj për t’ua lehtësuar këtë detyrim qytetarëve, ekzekutivi ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme.

I njëjti parasheh se tatimpaguesit mund të përfitojnë nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në shumën 100 euro.

Por ky vendim po konsiderohet se do të shkaktojë dëme në mjete financiare.

Sipas kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, është dashur që niveli qendror të konsultohet fillimisht me nivelin lokal.

“Ministria e financave në këtë rast ka vendos që komunat të marrin vendime në kuvende komunale për faljen e 100 eurove për çdo tatimpagues. Në këtë rast, në kalkulimet të cilat I ka bërë kolegjiumi jonë profesional i financave del që nëse të gjitha komunat marrin vendime të tilla, atëherë dëmi nga kjo do të jetë rreth 40% e mjeteve financiare”, ka thënë Ibrahimi për Tëvë 1.

Tutje, Ibrahimi kërkon kompensim në rast të dëmtimit të mjeteve financiare.

“Tek çështja e faljes së 100 eurove të para për çdo tatimpagues, komunat duhet të konsultohen sepse do të preket buxheti i komunës….Nëse ndodh një veprim I tillë,atëherë ne mendojmë që niveli qëndror duhet të mendojë për kompensimin e këtyre mjeteve financiare ndaj komunave sepse po merr vendim pa konsultë me komuna dhe duhet ta jep zgjidhjen”, ka thënë ai.

E zëvedëskryetari i Komisionit për Buxhet, Mërgim Lushtaku, njëherit edhe deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritika për projektligjin e Qeverisë.

“Ka qenë propozim vetëm sa për me e humb vëmendjen tek dështimi I tij. Aty ai propozim ka ardh aty për aty pa i analizu mirë faktorët që sot po dalin të shqetësuar shumë komuna për arsye se në bazë të ligjit sigurisht e kanë kërkuar edhe buxhetin e tyre”, ka thënë Lushtaku.

Tatimi në pronë është taksë vjetore komunale dhe përcaktohet nga shumëzimi i vlerës së pronës me normën tatimore.

Kronika e realizuar nga Valëza Sylejmani

Tags: fallja deri ne 100 euroTatimi ne prone
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vendet që kanë njohur Palestinën deri tani në samitin e OKB-së

Vendet që kanë njohur Palestinën deri tani në samitin e OKB-së

Ibishi: Renditja e Kosovës në Gallup pasqyron meritat e qytetarëve

Ibishi: Renditja e Kosovës në Gallup pasqyron meritat e qytetarëve

“Presidentja po harxhon paratë e taksapaguesve në New York, asnjë njohje për Kosovën” – Spahiu kritikon Osmanin

“Presidentja po harxhon paratë e taksapaguesve në New York, asnjë njohje për Kosovën” – Spahiu kritikon Osmanin

Krasniqi: Aliu është njeriu i duhur për ta çuar përpara Istogun

Krasniqi: Aliu është njeriu i duhur për ta çuar përpara Istogun

Vendet që kanë njohur Palestinën deri tani në samitin e OKB-së

Vendet që kanë njohur Palestinën deri tani në samitin e OKB-së

Luksemburgu bëhet vendi i fundit që njeh shtetin e Palestinës

Luksemburgu bëhet vendi i fundit që njeh shtetin e Palestinës

Malta njeh Palestinën, Belgjika vendos njohje të kushtëzuar

Malta njeh Palestinën, Belgjika vendos njohje të kushtëzuar

Ibishi: Renditja e Kosovës në Gallup pasqyron meritat e qytetarëve

Ibishi: Renditja e Kosovës në Gallup pasqyron meritat e qytetarëve

Kryeministri spanjoll: Njohja e Palestinës urgjente, por populli atje po shfaroset

Kryeministri spanjoll: Njohja e Palestinës urgjente, por populli atje po shfaroset

“Presidentja po harxhon paratë e taksapaguesve në New York, asnjë njohje për Kosovën” – Spahiu kritikon Osmanin

“Presidentja po harxhon paratë e taksapaguesve në New York, asnjë njohje për Kosovën” – Spahiu kritikon Osmanin

Monako bëhet vendi i radhës që njeh shtetin e Palestinës

Monako bëhet vendi i radhës që njeh shtetin e Palestinës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën