TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sot dalin para gjykatës, Prokuroria e Elbasanit kërkon arrest me burg për “spiunët” rusë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Sot dalin para gjykatës, Prokuroria e Elbasanit kërkon arrest me burg për “spiunët” rusë

Kjo është një nga gjetjet e prokurorisë së Elbasanit mbi të cilën do kërkojë arrest me burg në orën 11 në gjykatën e Elbasanit për shtetasit Mikhail Zorin, lindur në Moskë e banues në Çeki, aktualisht student për kime në Pragë, Fedit Alpatov lindur dhe banues në Kiev dhe Svetlana Timofeeva  me dy adresa banimi, njëra në Moskë dhe tjetra në Tbilisi.

Sipas dosjes hetimore të disponuar nga Top Channel në datën 23 gusht, prokuroria e Elbasanit me prokuror të hetimit Kreshnik Ajazin ka urdhëruar ruajtjen e sekretit dhe të akteve paraprake që u përkasin deklarimeve të shtetasve të huaj, të dyshuar se janë spiunë dhe se po kryenin veprimtari spiunazhi në Shqipëri.

Burime të Anila Hoxhës theksuan se përpos mjaft provave me interes për hetimin dhe faktit që njëri prej tyre ka folur dhe ka treguar rekrutimin dhe misionin  konsiderohet e sekuestruar edhe një pajisje vëzhgimi për shikueshmëri natën (nightvision), por edhe sasi të konsiderueshme parash si dhe 1 copë fishek model 56, kalibër 7.62 , dhe 1 predhë fisheku kalibër 12.7 mm

Prokuroria thotë se mes provave të bllokuara nga njësia e antiterrorit janë edhe dy dronët, një bombul e përdorur në formë spraji neoroparalizues, pajisje kampingu etj. “Është urdhëruar kyqrja e kamerave të sigurisë, në pikat e kalimit kufitar prej nga kanë hyrë këta shtetas dhe këto pamje konsiderohen gjithashtu provë materiale.

Prokuroria e Elbasanit referon në kërkesën për masën e sigurimit personal edhe dëshmitë e ushtarëve dhe të disa banorëve  si shtetasja Fatmira Shehi e cila e pyetur nga antiterrori deklaron se: vërejta pranë shtëpisë sime rreth orës 17 të asaj dite një mjet të parkuar , ngjyrë portokalli Këtë mjet nuk e kisha patë më parë thotë gruaja nga fshati Cekin. në afërsi të mureve të Uzinës pashë një person me kapele , me pantallona të shkurtra  dhe me një çantë në krahë  duke u ngjitur në drejtim të vreshtave, të cilat janë ngjitur me murin e uzinës – thotë dëshmitarja për autoritetet.

Por përpos dëshmisë së njërit prej tyre që pranon rekrutimin dhe angazhimin e te treve me mision në Shqipëri prokuroria këmbëngul se nga këqyrja paraprake e pajisjeve elektronike të tyre kanë rezultuar të dhëna me interes për hetimin që lidhen me fotografimin e objekteve të ndryshme ushtarake dhe objekteve të infrastrukturës kritike civile në gjendjen aktuale, theksojnë burimet e Anila Hoxhës pranë grupit të hetimit , ku midis tyre janë fotografuar ujëmbledhës.

Ushtari Ardian Xhaka  me detyrë ushtar profesionis dhe roje i lëvizshëm thotë se rreth orës  orës 17.25 në afërsi të objektit ushtrak godina numër tetë  dëgjoi zhurmë .

“Ishte një person që po afrohej tek dera e hyrjes kryesore i cili tentoi që ta hapë atë dhe të futej brenda. I bëra thirrje të ndalojë, por ai është larguar me vrap duke kaluar rrethimin . U vura në ndjekje të tij dhe njoftova edhe përgjegjësin e rojeve ushtarake. të dy së bashku më një distancë rreth 200 metra nga muri bëmë të mundur neutralizimin e këtij shtetasi. Në momentin që ju afruam ai kundërshtoi dhe na sulmoi me një spraj kimik , të cilin e nxorri nga xhepi duke na i hedhur në fytyrë dhe në trup. Pavarësisht sulmit ne bëmë të mundur ndalimin e këtij shtetasi deri në momentin që u shoqërua në komisariatin e policisë Gramsh” mbyll deklaratën para antiterrorit ushtari i parë.

I dyti, Aldo Bici me detyrë përgjegjës i shërbimit t rojeve në Uzinën Mekanike Ushtarake Gramsh thotë se i panjohuri hyri në ambjentete  brendshme me qëllim futjen në magazinat e uzinës mekanike .

“Ndërhyra për ti ardhur në ndihmë ushtarit dhe në momentin që e kapëm për krahu ai reagoi duke na hedhur spraj ngado në fytyrë dhe në trup. Ndjeva djegie sysh dhe trupi dhe marrje mendjeje, djegie të gjoksit dhe supeve ” thotë Bici.

Prokuroria thotë se në momentin e parë dy ushtarët fillimisht u dërgua në urgjencën e spitalit Gramsh dhe rrobat e tyre u morën si provë për tju dorëzuar antiterrorit nga i afërmi i njërit prej ushtarëve , i cili është avokat./Top Channel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Turqia: Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez

Turqia: Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez

Zjarrfikësi shpëton fëmijën nga banesa që kishte marrë flakë në Tiranë

Zjarrfikësi shpëton fëmijën nga banesa që kishte marrë flakë në Tiranë

Rutte viziton selitë e JFC Brunssum dhe AWACS

Rutte viziton selitë e JFC Brunssum dhe AWACS

Çifti shqiptar gjendet i vdekur në banesën e tyre në Francë

Çifti shqiptar gjendet i vdekur në banesën e tyre në Francë

Osmani i jep zemër Kosovës: Le të bëhemi një zë për djemtë tanë!

Osmani i jep zemër Kosovës: Le të bëhemi një zë për djemtë tanë!

Lladrovci: Fitorja qoftë fjala jonë nga kjo përballje

Lladrovci: Fitorja qoftë fjala jonë nga kjo përballje

Supergol i Asllanit, Kosova në epërsi ndaj Sllovenisë

Supergol i Asllanit, Kosova në epërsi ndaj Sllovenisë

Hyseni flet për 80 mijë eurot e paguara për orenditë në QKMF në Gjilan

​Alban Hyseni bindshëm fiton edhe votat me postë

Këto janë rezultatet e para në Gjakovë – Gjini bindshëm i pari

​Votat me postë për Gjakovën konfirmojnë fitoren bindëse të Ardian Gjinit

Faton Peci në epërsi ndaj Arian Tahirit me 2,292 vota diferencë

Peci apo Tahiri, cili mori më shumë vota me postë

Diaspora s’e ndryshon rezultatin e balotazhit – Detaje se kush dhe sa vota i fitoi

Diaspora s’e ndryshon rezultatin e balotazhit – Detaje se kush dhe sa vota i fitoi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën