Ai ka thënë për “Kosovo Online” se Policia ua ndaloi në mëngjesin e enjtes që të kryejnë ritet në nder të Festës së Shpëtimtarit.
Sipas tij, tetë zyrtarë policorë ua kanë ndaluar atyre hyrjen në këtë objekt dhe pasi u kanë marrë dokumentet, janë detyruar të kthehen prapa.
Ndryshe, vitin e kaluar në kishën në kampusin e UP-së u mbajt liturgjia e parë që nga viti 1998. Pati bërë bujë. Nga Qeveria e Kosovës ishte konsideruar provokim dhe ishte thënë se aktiviteti përbën shkelje të rregullave të sigurisë publike.
Kjo Kishë në kampusin e Universitetit të Prishtinës kishte nisur të ndërtohej në vitin 1992, në kohën e regjimit të Slobodan Milosheviqit, por deri në përfundim të luftës në Kosovë nuk arriti
të përfundohej.
Pas luftës Kisha Ortodokse Serbe ka tentuar në disa raste ta funksionalizojë, së fundmi më 2016, por s’qe lejuar nga Komuna e Prishtinës, pasi u kërkua dokumentacion për objektin.