TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Paralajmërimet për konflikte në rajon, Kosova dhe Bosnja më të rrezikuarat

Situata e sigurisë në rajonin e Ballkanit po vlerësohet se është shumë e ndjeshme. Drejtori i lartë i politikave për qendrën për kontrollin dhe mospërhapjen e armëve, John Erath, thotë se Perëndimi duhet ta rris vëmendjen në rajon sepse situata mund të përshkallëzoj nga retorika nacionaliste.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
KFOR-i thotë se po monitoron nga afër situatën në veri

Foto ilustruese

Javë më parë në raportin e publikuar nga inteligjenca amerikane thuhet se përgjatë vitit 2024 mund të ketë konflikte etnike në Ballkanin Perëndimor.

Situatë e ndjeshme e sigurisë vlerësohet të jetë në Bosnje Hercegovinë dhe ne veriun e Kosovës.

Udhëheqësi nacionalist i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, ka paralajmëruar disa herë se do tërheqë rajonin serb, të njohur si Republika Sërpska, nga institucionet shtetërore të Bosnjës.

E për shkak të aktiviteteve destabilizuese Dodik është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka përjashtuar mundësinë që Serbia ta sulmojë sërish në veriun e vendit.

Se situata është shumë e serioze në Ballkan e thotë edhe eksperti amerikan, John Erath.

“Situata e sigurisë është shumë serioze në rajon, andaj duhet të rritet vëmendja e Perëndimit që situata të mos përshkallëzoj. Vetëm të kujtojmë se çfarë ndodhi përgjatë viteve të 90-ta, çfarë luftëra të ashpra u zhvilluan në rajon. E gjitha ndodhi për shkak të nacionalizmit. Nuk duhet lejuar në asnjë formë që tragjedi të tilla të përsëriten. Kyçe për sigurinë e rajonit është që Kosova dhe Serbia ta njohin njëra-tjetrën. Nuk mundet SHBA-ja e vetme ta mbaj paqen në rajon, pa pasur bashkëpunim te ngushtë me liderët e vendeve të Ballkanit”, vlerëson John Erath – drejtor i lartë i politikave për qendrën për kontrollin dhe mospërhapjen e armëve.

Drejtor i lartë i politikave për qendrën për kontrollin dhe mospërhapjen e armëve, John Erath, i ka ndërlidhur zhvillimet ne Ballkan edhe me luftën e Rusisë ndaj Ukrainës.
Sipas tij nëse Rusia shënon sukses ne fund të luftës me Ukrainën, atëherë do të krijohet një precedent i rrezikshëm.

“Bota është bërë e paparashikueshme dhe kemi një luftë shumë të rëndë që po zhvillohet mes Rusisë dhe Ukrainës. Nëse Rusia lejohet të arrij sado pak sukses ndaj shtetit fqinj atëherë do te jetë një sinjal i keq për botën, sepse do t’i shtyje edhe vendet e tjera të mendojnë për përdorimin e forcës në vend të diplomacisë. Pra, konsideroj se është shume e rëndësishme që të ndalohet Rusia, dhe të gjithë ne kemi përgjegjësi që ta ndihmojmë Ukrainën”, thotë Erath për Tëvë 1.

Së fundmi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar hapur se në një moment të favorshëm Serbia edhe mund ta sulmojë Kosovën.

Tags: bosnjaKosovaparalajmerimet per konfliktesituata e sigurise ne rajon
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Mashtrim përmes mesazhit në Prishtinë, gruas i merren para nga kartela bankare

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohen dy të dyshuar në Fushë-Kosovë, sulmuan dy persona

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Parashikimi i motit për sot

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Mashtrim përmes mesazhit në Prishtinë, gruas i merren para nga kartela bankare

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohen dy të dyshuar në Fushë-Kosovë, sulmuan dy persona

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Parashikimi i motit për sot

Lëndohet rëndë Berat Gjimshiti, përfundon në spital për analiza shtesë

Lëndohet rëndë Berat Gjimshiti, përfundon në spital për analiza shtesë

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy këmbësorë

Boksieri Shala mposhtet me nokaut nga kroati Milas

Boksieri Shala mposhtet me nokaut nga kroati Milas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën