TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Njohësit e politikës: Aplikimi në KE u bë në momentin e duhur, gjasat për pranim janë të mira

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Njohësit e politikës: Aplikimi në KE u bë në momentin e duhur, gjasat për pranim janë të mira

Autor: Bledë Krasniqi

Në një përgjigje për teve1.info, njohësi i çështjeve politike Tomor Avdia thotë se janë dy arsye pse Kosova e ka mundësinë më të mirë tani për anëtarësim në KE. Ai thekson se e tërë procedura kalon mes shtetit të Shqipërisë, çka e lehtëson edhe rrugën për votim.

“Kosova e ka mundësinë më të mirë për anëtarësim në Këshillin e Evropës për dy arsye. Arsyeja e parë është që rreth 41 shtete që janë pjesë e këtij Këshilli, 2/3 e këtij Këshilli janë shtete të cilat e kanë njohur Kosovën dhe votimi merret me shumicë minimale për anëtarësimin e një vendi anëtar. Pra, edhe në këtë rast të gjitha procedurat dhe inicimet për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, janë të mundshme për një arsye tjetër, që e tërë procedura kalon nëpër mes shtetit të Shqipërisë, e cila është anëtare e këtij Këshilli, edhe në këtë rast i bëhet më e lehtë rruga edhe për votim. Edhe për mundësinë e dytë, pasi në këtë Këshill, si shtet me veto dhe me votë kundër, Rusia është e përjashtuar, që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë. Dhe kjo është një mundësi tjetër se Kosovës ia lehtëson anëtarësimin e saj në këtë Këshill”, tha Avdia.

Sipas tij, shteti i Kosovës ka plotësuar disa kushte të cilët e bëjnë këtë moment të jetë i duhuri.

“Dhe në bazë të kritereve, Kosova e ka të përmirësuar disa kushte për pranimin në Këshillin e Evropës, që është liria e medias, liria në kushtet e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut, pakicave. Këto janë premisa që ia lehtësojnë punët për anëtarësim. Dhe shtetet e tjera që janë vëzhguese, SHBA, Izraeli, është vëzhgues, Kanadaja dhe Vatikani, janë shtete që nuk kanë të drejtë vote, por ato kanë të drejtën e tyre për të dhënë këshillat. Është momenti i duhur, se në qoftë se ky moment vonohet, pastaj mund të ndryshojnë rrethanat. Në qoftë se nuk shfrytëzohet ky moment, atëherë ekziston një rrezik tjetër. Në qoftë se kthehet Rusia si anëtare e Këshillit, atëherë Rusia e jep votën kundër, dhe ka të drejtë vetoje dhe nuk mund të bëhet anëtarësimi”, shtoi ai.

Analisti Avdia potencoi se për këtë vit ky Këshill e ka një buxhet në një vlerë prej 477 mijë eurosh të cilat ua dërgojnë shteteve, e të cilat mund t’i përfitojë edhe Kosova në rast të anëtarësimit.

Se vendimi për të aplikuar në KE është i duhuri vlerëson edhe njohësi tjetër i çështjeve politike, Shemsi Jashari.

Jashari thotë se një vendim i tillë është i nevojshëm pasi i jep mundësinë Kosovës të ketë përparësi të ndryshme politike që ia lehtësojnë rrugën për integrim.

“Vendimi për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës është i duhur, i nevojshëm dhe mendoj në kohën e duhur. Është i nevojshëm për shkak se Kosova do të bënte një hap me afër drejt integrimit të plotë dhe duke qenë pjesë e Këshillit të Evropës i mundëson Kosovës të komunikojë dhe të prezantojë veten para një trupi të rëndësishëm siç është Këshilli i Evropës, mundëson qasje në sistemin e drejtësisë së BE-së pasi të janë shterur mundësitë brenda sistemit juridik të Kosovës, e përparësi tjera politike që lehtësojnë rrugën për integrim”, thotë Jashari.

Jashari thotë se për të pasur sukses në anëtarësim, shpreson se ky veprim është i koordinuar me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në.

“Shpresoj shumë që ky veprim është i koordinuar edhe me faktorin ndërkombëtar BE dhe SHBA, për të pasur sukses në anëtarësim, ngase sipas numrave Kosova nga 45 vende anëtare të KE, ka dy të tretat (2/3) e votave të nevojshme nga shtetet që kanë njohur Kosovën shtet të pavarur dhe është shumë me rëndësi që të mos dështojë pranimi pas aplikimit”, thotë ai.

Pas dorëzimit të kërkesës për anëtarësim, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla tha se me këtë veprim, hapet një kapitull i ri për Kosovën.

Kryediplomatja u shpreh se Kosova e meriton anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës.

“Kosova është vendi më demokratik në rajon, më proevropian në rajon dhe Kosova është vendi më optimist në rajon. Prandaj, Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës dhe kjo procedurë do të përfundojë me anëtarësimin e plotë dhe me këtë me forcim të të drejtave të qytetarëve të Kosovës dhe qasje në instanca evropiane”, është shprehur ajo.

Deri më tani, ndër shtetet që ka shprehur hapur se mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është Gjermania.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.

Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare. I njëjti u ndihmon vendeve anëtare që të luftojnë korrupsionin dhe terrorizmin si dhe që të kryejnë reformat e duhura gjyqësore. /Teve1.info/

Tags: aplikimi ne Keshillin e EvropesKosova
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot, vazhdimi i seancës së 39-të konstituive

Sot tentimi i 46-të për konstituimin e Kuvendit

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri

Zhvillimet politike dhe integrimi euro-atlantik në qendër të takimit Kurti–Hanrahan

Zhvillimet politike dhe integrimi euro-atlantik në qendër të takimit Kurti–Hanrahan

Sot, vazhdimi i seancës së 39-të konstituive

Sot tentimi i 46-të për konstituimin e Kuvendit

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë? Sekretet që funksionojnë edhe pasi të jeni kthyer nga pushimet

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë? Sekretet që funksionojnë edhe pasi të jeni kthyer nga pushimet

Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj

Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Lajmi i fundit: Yll Hoxha pranon ofertën e Lirisë në Ligën e Parë

Lajmi i fundit: Yll Hoxha pranon ofertën e Lirisë në Ligën e Parë

Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri

Zhvillimet politike dhe integrimi euro-atlantik në qendër të takimit Kurti–Hanrahan

Zhvillimet politike dhe integrimi euro-atlantik në qendër të takimit Kurti–Hanrahan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X