TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në MD nuk pajtohen për kthimin në punë të zyrtarëve për rastin e mostrave të Deharit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Në MD nuk pajtohen për kthimin në punë të zyrtarëve për rastin e mostrave të Deharit

Ministria e Drejtësisë nuk po pajtohet me vendimin e Komisioni të Ankesave brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore, për kthimin në punë të 4 zyrtarëve të IML-së të cilët ishin suspenduar pas zhdukjes së mostrave të aktivistit të VV-së Astrit Dehari.

Këshilltari i Lartë dhe Shefi Kabinetit të ministres së Drejtësisë, Genc Nimoni, duke konfirmuar kthimin e tyre në punë, ka thënë për teve1.info se ka thënë se si ministri nuk kanë asnjë kompetencë për kthimin ose jo të tyre.

“Legjislacioni në fuqi nuk i jep kompetencën Ministres apo kabinetit lidhur me rastet e tilla. Të dy komisionet kanë pavarësi në vendimmarrje. Siç jeni në dijeni, në rastin e zhdukjes së mostrave në laboratorin e toksikologjisë, Ministrja Haxhiu, ka njoftuar prokurorin dhe ka kërkuar nga drejtori i IML që konform ligjit dhe përgjegjësisë për të ndërmarrë veprime në lidhje me rastin. Pavarësisht ndjeshmërisë së rastit, si Ministri, nuk kemi asnjë kompetencë për kthimin apo mos kthimin e tyre në vendin e punës, pavarësisht që ne nuk pajtohemi me vendimin e tyre. Urojmë që PSRK sa më shpejtë t’i adresojë përgjegjësit në mënyrë që ata të ndiqen penalisht”, ka thënë ai.

Nardi Sheqergjiu, toksikolog mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore, Flutura Goga, udhëheqëse e laboratorit të toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, Anila Lakna, teknike e laboratorit të toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, dhe Ilirjana Shala, kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore janë personat e suspenduar nga Komisioni Disiplinor e që Komisioni i Ankesave ka vendosur t’i kthejë në IML.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, më 8 dhjetor të vitit 2022 kishte njoftuar se 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Për zhdukjen e këtyre mostrave javën e kaluar deputeti i VV-së, Haki Abazi kishte deklaruar se janë video-incizimet që tregojnë se si u zhdukën ato.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Prokuroria Speciale, i cila ka paralajmëruar se Abazi do të intervistohet për këtë çështje.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren në nëntor të vitin 2016, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit bashkë me disa aktivistë të tjerë. Teksa Prokuroria atëkohë pati thënë se është vetëvrasje, familja në vazhdimësi ka insistuar se bëhet fjalë për vrasje.

https://teve1.info/lajmet/kthehen-ne-pune-te-suspenduarit-per-rastin-e-mostrave-te-astrit-deharit/

Tags: IMLMDmostrat e Astrit Deharit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale

Nis protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Gazmend Hoxha jep dorëheqje – Fehmi Hoti emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Policisë

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Gazmend Hoxha jep dorëheqje – Fehmi Hoti emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Policisë

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Gërvalla dhe Sveçla deklarohen për kërkesat për dorëheqje

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Gërvalla dhe Sveçla deklarohen për kërkesat për dorëheqje

Gërvalla: Arlinda Zekaj ishte përballur me kërcënime të vazhdueshme, institucionet kishin paralajmërime për rrezikun ndaj jetës së saj

Gërvalla: Arlinda Zekaj ishte përballur me kërcënime të vazhdueshme, institucionet kishin paralajmërime për rrezikun ndaj jetës së saj

Ditari: 30.10.2026

Ditari: 30.10.2026

Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim në rastin “KEK 2”

Një muaj paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Bayerni synon fitoren ndaj Dortmundit pa trajnerin Kompany

Bayerni synon fitoren ndaj Dortmundit pa trajnerin Kompany

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

FSK dhe FARSH zhvillojnë trajnim të përbashkët në Kërkim-Shpëtim Malor

FSK dhe FARSH zhvillojnë trajnim të përbashkët në Kërkim-Shpëtim Malor

Banka Botërore ndan grant shtesë prej 6.8 milionë dollarësh për shëndetësinë në Kosovë

Banka Botërore ndan grant shtesë prej 6.8 milionë dollarësh për shëndetësinë në Kosovë

Barcelona interesohet për talentin brazilian Estevao

Barcelona interesohet për talentin brazilian Estevao

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën