TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​LVV propozon Komision hetimor parlamentar për energjinë, gati 40 nënshkrimet

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
LVV: PDK godet vendin për interesa private

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress se në kërkesën për formimin e komisionit hetimor parlamentar për sektorin e energjisë do të përfshijnë edhe pikat që janë të propozuara nga opozita.

“Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje e mbështetë formimin e komisionit hetimor parlamentar për sektorin e energjisë, me spektër të zgjeruar kohor të hetimeve…0:53 Jemi të interesuar në funksionimin e mirëfilltë të demokracisë dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që e karakterizojnë sektorin e energjisë. Do të prezantojmë propozimin tonë për zgjerim të spektrit të hetimit parlamentar duke përfshirë edhe pikat që i ka propozuar tashmë opozita. Me dyzet nënshkrime të grupit parlamentar do të dorëzojmë këtë kërkesë që të mundësojmë formimin e komisionit hetimor parlamentar…1:59 Ne jemi të interesuar në zbardhjen e të gjitha fakteve që lidhen me vendimmarrjen me sektorin e energjisë që nga shpallja e pavarësisë deri në qeverinë aktuale dhe një propozim të tillë do të dorëzojmë (sot) në Kuvendin e Kosovës”, thotë ajo për KosovaPress.

Një ditë para seancës plenare, ku është në rend dite kërkesa e opozitës për formimin e komisionit hetimor parlamentar, shefja e deputetëve të LVV-së thotë se në formën aktuale partitë opozitare e kanë të pamundur formimin e komisionit hetimor.

“Është vërejtur që opozita në kompozicionin aktual dhe mënyrën si janë dorëzuar nënshkrimet dyzet nënshkrimet e të gjitha grupeve parlamentare, përfshirë edhe Listën Serbe të bashkangjitur me tri partitë opozitare do të kenë të pamundur themelimin e komisionit hetimor parlamentar, pasi nuk ka grup parlamentar nga i cili mund të zgjidhet kryesuesi apo kryesuesi derisa partitë në pozitë e kanë të ndaluar me ligj të jenë në krye të komisioneve hetimore parlamentare. 1:25 Në formën e tillë tashmë është marrë interpretimi edhe nga administrata e Kuvendit. Në dy legjislatura të ndryshme ka ndodhur një situatë e ngjashme edhe në kohën kur kryetar Kuvendi ishte Kadri Veseli dhe në kohën kur kryetare e Kuvendit ishte Vjosa Osmani-Sadriu dhe s’ka pasur mundësi të formimit të komisioneve hetimore parlamentare në momentin kur deputetët nga grupet parlamentare të opozitës janë të përfshirë në kërkesë”, shton Kusari-Lila.

Ajo i konsideron për keqardhje edhe pretendimet e opozitës, veçmas të PDK-së për ndërlidhjen siç e quan ajo fiktive të situatës aktuale të energjisë në Kosovë me raportimet për skandalin financiar të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Nuk dua të komentoj në asgjë për të cilën janë organet kompetente që japin përgjigje kredibile. Megjithatë është për keqardhje forma dhe mënyra si opozita mundohet në çdo mënyrë të shfrytëzojë, çka do qoftë e cila mund të rezultojë edhe si lajm i rrem që të bëjë një ndërlidhje fiktive të krerët e shtetit me situatën aktuale të energjisë në Kosovë. Ne do të kishim një situatë më të mirë dhe favorshme edhe në krizën energjetike, sikur të kishim pasur sukses në investimet në sektorin e energjisë, përgjegjëse të cilat ishin këto parti opozitare të cilat sot po mundohen të akuzojnë qeverinë aktuale për sektorin e energjisë”, thotë Kusari-Lila.

Tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK po kërkojnë me ngulm formimin e komisionit hetimor parlamentar për energjinë. Pavarësisht sigurimit të dyzet nënshkrimeve, mazhoranca nuk po e përkrah për shkak, siç po konsiderojnë mos respektimit të rregullores së Kuvendit.

Për shkak të kësaj kërkese, opozita ka një javë që po bojkoton votimet në komisione parlamentare, madje një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe në seanca plenare.

Të enjten është seanca e rregullt plenare, ku në rend të ditës është edhe kërkesa e opozitës për formimin e komisionit hetimor parlamentar për krizën energjetike gjatë vitit 2021 dhe punësimet në KEK.

Tags: komision hetimorLVV
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Sallahu: Pasuria e konfiskuar gjatë katër viteve mbi 12 milionë euro

​Sallahu: Pasuria e konfiskuar gjatë katër viteve mbi 12 milionë euro

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

Përgatitjet për zgjedhjet e 12 tetorit, KQZ nis trajnimin e komisionerëve

Kurti nga Mitrovica: Më 12 tetor, Faton Peci bëhet kryetar pa balotazh

Kurti nga Mitrovica: Më 12 tetor, Faton Peci bëhet kryetar pa balotazh

Krasniqi: Rinia e Kosovës, forca që e mban gjallë PDK-në dhe e çon përpara vendin

Krasniqi: Rinia e Kosovës, forca që e mban gjallë PDK-në dhe e çon përpara vendin

​Sallahu: Pasuria e konfiskuar gjatë katër viteve mbi 12 milionë euro

​Sallahu: Pasuria e konfiskuar gjatë katër viteve mbi 12 milionë euro

Yamali rrezikon paraqitjen në “El Clasico”

Yamali rrezikon paraqitjen në “El Clasico”

Kosova U19 e nis ciklin kualifikues të mërkurën

Kosova U19 e nis ciklin kualifikues të mërkurën

Pogba kthehet pas 25 muajsh

Pogba kthehet pas 25 muajsh

Dhjetëra të plagosur nga sulmi rus në një tren pasagjerësh në Ukrainë

Dhjetëra të plagosur nga sulmi rus në një tren pasagjerësh në Ukrainë

​Shtohen rastet me COVID-19 në Shqipëri, mjekët apelojnë për respektim të masave parandaluese

​Shtohen rastet me COVID-19 në Shqipëri, mjekët apelojnë për respektim të masave parandaluese

Si ta lash rrobën e errët pa e humbur ngjyrën asnjëherë

Si ta lash rrobën e errët pa e humbur ngjyrën asnjëherë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën