TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dyfishohen ditët e pushimit për të burgosurit, nga shtatë në 14 ditë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Lehtësohen masat anti-COVID për vizitorët në institucionet korrektuese

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është rritur pushimi vjetor për të burgosurit në 14 ditë. Haxhiu theksoi se të burgosurit deri më tani kishin të drejtë pushimi vetëm shtatë ditë në vit.

E para e drejtësisë në Kosovë theksoi se në raste të jashtëzakonshme të burgosurit do të kenë mundësi të pushojnë deri në 21 ditë.

“Aktualisht të burgosurit kanë vetëm 7 ditë pushim, plus shtatë ditë në rrethana të jashtëzakonshme ku përfshihen rastet vdekjes dhe të tjera si këto. Ne I kemi shtuar edhe shtatë të tjera të rregullta. Pra tani të burgosurit I kanë 14 ditë pushim, plus shtatë të tjera që përdoren në rrethana të jashtëzakonshme që I bie 21 ditë në vit gjithsej”.

“Në vitin 2020 është nisur kjo reformë. Në mbledhjen e datës 23 shkurt 2022 ne kemi miratuar projektligjin e sanksioneve penale dhe ky i hap rrugë procedimit në kuvend. Çështjet që janë më kryesoret dhe kemi pasur debate të vazhdueshme janë: Çështja e panelit për lirim me kusht ka marr më së shumti kohë. Ka jashtëzakonisht shumë ankesa se a trajtohen kërkesat me lirim me kusht nga ky panel. Kemi konsideruar që vendimet e këtij paneli të jenë objekt i ankimimit”, tha Haxhiu.

“Ka pas diskutime që në këtë panel të jetë i përfshirë dikush nga Ministria e Drejtësisë mirëpo kompetente për këtë është vetëm gjykata. Një prej çështjeve të tjera është ajo e pushimit vjetor për të burgosurit. Ata kanë 7 dit pushim dhe 7 ditë në rrethana të jashtëzakonshme. Ne i kemi shtuar edhe 7 te tjera që janë gjithsej 21 ditë. Tjetra është përshkallëzimi i lirimit të parakohshëm”, tha ajo.

Tutje, ajo tha se është paraparë pezullimi i dënimit për çështjet e të burgosurit që kanë sëmundje të pashërueshme. Ajo tha se bazuar në vendimin mjekësor, i burgosuri mund të vazhdoj vuajtjen e dënimit në shtëpi ose spital deri sa të shërohet. Po ashtu, tha se mund të qëndrojë në familje nëse i ka ditët e fundit të jetës.

“Është paraparë pezullimi i dënimit për çështjet e të burgosurit me sëmundje të pashërueshme. Bazuar në vendimin mjekësor mund të vazhdoj në shtëpi ose spital deri sa të shërohet. Po ashtu mund të qëndroj në familje nëse i ka ditët e fundit të jetës. Çështje tjetër është edhe pakoja e ushqimit. Kam qenë e mendimit që pakoja e ushqimit të përfshihet në projektligj. Mirëpo grupi punues ka pas mendime të ndryshme. Për këtë nuk është përfshirë pakoja e ushqimit. Arsyeja pse është hequr është për shkak të kontrabandës. Mendoj që kontrabanda nuk është hequr edhe pse është hequr pakoja”, tha ajo.

E sa i përket Projektligjit për Shërbimin korrektues i Kosovës, sipas Haxhiut për herë të parë do parashihet me një ligj të veçantë.

“Do krijohen dy njësi të veçanta. Njësia për vlerësim dhe klasifikim dhe njësia e inteligjencës së shërbimit korrektues të Kosovës. Është paraparë edhe ofrimi i kujdesit shëndetësor për shërbimin korrektues pasi që nuk e kanë. Projektligji parasheh edhe gradimin e zyrtarëve korrektues. Po ashtu kompensimi për rrezikshmëri, pagat jubilare etj. Po ashtu ajo folu edhe për projektligjin e shërbimit sprovues ku kërkoj që edhe ai korrektues të jenë projektligje të ndara”, tha Haxhiu. /eo/

Tags: Albulena Haxhiuditet e pushimitte burgosurit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Murati: Opozita nuk po përkrah largimin e Listës Serbe nga udhëheqja e Kuvendit

Buxheti 2026, Hekuran Murati i reagon Lumir Abdixhikut: Po talleni me qytetarët

Policia mban ligjërata nëpër shkolla për parandalimin e trafikimit me njerëz

Policia mban ligjërata nëpër shkolla për parandalimin e trafikimit me njerëz

Kosova dhe Suedia thellojnë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar

Kosova dhe Suedia thellojnë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar

Serbia thotë se ka arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së

Serbia thotë se ka arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së

Murati: Opozita nuk po përkrah largimin e Listës Serbe nga udhëheqja e Kuvendit

Buxheti 2026, Hekuran Murati i reagon Lumir Abdixhikut: Po talleni me qytetarët

Policia mban ligjërata nëpër shkolla për parandalimin e trafikimit me njerëz

Policia mban ligjërata nëpër shkolla për parandalimin e trafikimit me njerëz

Barcelona intensifikon bisedimet për të nënshkruar me Julian Alvarez

Barcelona intensifikon bisedimet për të nënshkruar me Julian Alvarez

Memeti shënon në “Championsin” aziatik

Memeti shënon në “Championsin” aziatik

Bashkëlojtari i Vojvodës mund të kthehet te Reali

Bashkëlojtari i Vojvodës mund të kthehet te Reali

Interit i mungojnë pesë futbollistë në stërvitje

Interit i mungojnë pesë futbollistë në stërvitje

Ish-sulmuesi i Napolit do të kthehet në Serie A

Ish-sulmuesi i Napolit do të kthehet në Serie A

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën