Ai duke folur për aktakuzën për vrasje që akuzohet Mustafa, thotë se Prokuroria është paragjykuese, pasi edhe vet e ka pranuar që nuk kanë prova apo dëshmitarë për vrasjen për të cilën akuzohet ish-ushtari i UÇK-së, Salih Mustafa.
“Prokuroria nuk ka arritur të sigurojë prova dhe dëshmitar për vrasjen se cili person e ka vrarë, vendin ku është vrarë, por e akuzon Mustafën se janë kujdesur mirë për ti zhdukur gjurmët. Prokuroria është paragjykuese”, ka thënë avokati Musa në emisioni InfoNata në Tëvë1.
Musa thotë se procesi sa i përket aktakuzës për vrasje ka të meta. Ai e ka vlerësuar fjalimin përfundimtar të Prokurorit si hakmarrës.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që Salih Mustafa të dënohet me 35 vjet burgim.