TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vuçeviq: Serbia i ka përcaktuar vijat e saj të kuqe, situata në veri është shumë e rrezikshme

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Vuçeviq: Serbia i ka përcaktuar vijat e saj të kuqe, situata në veri është shumë e rrezikshme

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha të mërkurën se situata e sigurisë në veri të Kosovës është shumë e rrezikshme.

Duke folur për Radio-Televizionin e Serbisë, Vuçeviq përsëriti akuzat e Beogradit zyrtar se fajtore për këtë situatë janë autoritetet në Kosovë.

Ai i cilësoi vendimet e tyre si “të njëanshme, të paligjshme dhe jolegjitime”.

Ai, po ashtu, tha se janë përcaktuar vijat e kuqe.

“Ushtria e Serbisë është e gatshme të kryejë çdo detyrë, ndërsa, nga aspekti politik, Serbia e ka përcaktuar se cilat janë vijat e kuqe kur ajo gjendet në një situatë, në të cilën i kërcënohen interesat jetike kombëtare dhe shtetërore. Po flasim për – Zoti na ruajt – skenarë ku dikush vret serbë”, tha Vuçeviq.

Ai tha se Forcat e Armatosura të Serbisë do të jenë në gjendje të lartë të gatishmërisë luftarake derisa të vlerësohet se interesat kombëtare dhe shtetërore të Serbisë janë të kërcënuara dhe derisa ka rrezik të lartë të sigurisë në Kosovë.

Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe Qeveria e Serbisë duhet ta ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura, si dhe t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të ndalojnë sfidimin e KFOR-it dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejshme.

Nga përleshjet mes protestuesve dhe ushtarëve të KFOR-it, të hënën në Zveçan, 30 ushtarë janë plagosur, ashtu si edhe dhjetëra protestues./REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shpallet i pafajshëm i akuzuari për krime lufte, Dragan Risiq, Gjykata thotë se s’u provua fajësia e tij

Shpallet i pafajshëm i akuzuari për krime lufte, Dragan Risiq, Gjykata thotë se s’u provua fajësia e tij

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

Mandati i anëtarëve të KQZ-së drejt fundit, partitë propozojnë emrat e rinj

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Albin Kurti thërret kabinetin qeveritar në mbledhje nesër

Uzurpimi i pronave – Trepça urdhëron lirimin e garazheve në Mitrovicën e Veriut

Mehmeti: VV gaboi që nuk e propozoi Osmanin, shbërja e Kuvendit ishte inat tipik shqiptar

Mehmeti: VV gaboi që nuk e propozoi Osmanin, shbërja e Kuvendit ishte inat tipik shqiptar

Kim Mehmeti flet për akuzat se ka punuar për UDB-në: Betohem në fëmijët, nuk më ka bërë përshtypje

Kim Mehmeti flet për akuzat se ka punuar për UDB-në: Betohem në fëmijët, nuk më ka bërë përshtypje

KBF Bashkimi triumfon në Ligën Unike

KBF Bashkimi triumfon në Ligën Unike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën