TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

27 vjetori i Masakrës së Reçakut, krerët e shtetit kërkojnë drejtësi

Në 27-vjetorin e masakrës së Reçakut për homazhe ishin edhe krerët shtetërorë, ku njëzëri kërkuan edhe drejtësi që ende mungon për këtë krim të kryer nga Serbia në vitin 1999.

by Lindrit Zejnullahu
1 muaj ago
0 0
A A

Janë nisur së bashku drejt vendit ku pushojnë 45 martirë të masakrës më me jehonë në luftën e fundit në Kosovë.

Presidentja, kryeministri në detyrë e kryetari i Kuvendit nderuan me homazhe civilët të vrarë 15 janarin e vitit 1999.

Ata vazhduan përgjatë gjithë komplekset duke vizituar varrezat e tyre.

As këtë herë nuk mungoi Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Uilliam Ualker.

Në atë kohë ai e pati cilësuar Masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se pas kësaj masakre u vetdijësua opinioni ndërkombëtar rreth Kosovës dhe se kësaj plage ende i mungon drejtësi.

“Jemi këtu së bashku, si krerë të institucioneve, me kryetarin e komunës, me kolegë nga qeveria dhe parlamenti, si dhe me zyrtarë të tjerë shtetërorë, për të shprehur dhembjen tonë për këtë plagë të hapur, të së cilës ende i mundon drejtësia, por njëkohësisht edhe përkushtimin tonë se gjithmonë do të jemi të angazhuar për t’i sjellë kriminelët para gjyqit për t’i ndëshkuar ata për mizoritë para 27 vjetësh. Lavdi 45 martirtëve Reçakut dhe 11 dëshmorëve të kombit, të udhëhequr nga komandanti Ahmet Kaçiku”, tha Kurti.

Derisa presidentja Osmani deklaroi se Reçaku mbetet dëshmi e qartë e qëllimit shfarosës të regjimit gjenocidal të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.

“Në këtë 27 vjetor të masakrës së Reçakut edhe një herë përkujtojmë të gjitha viktimat e kësaj masakre të llahtarshme, e cila sërish dëshmoi qëllimin shfarosës që regjimi gjenocidal i atëhershëm i Serbisë kishte ndaj popullit të Kosovës. Reçaku dhe plagët e Raçakut akoma flasin, sepse dhimbja është ende e freskët siç ishte para 27 vitesh”, u shpreh Osmani.

Kurse, kryeparlamentari në detyrë, Dimal Basha u shpreh se kjo masakër mbetet nga krimet më të rënda të kryera ndaj popullit shqiptar.

“Së bashku me Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti jemi këtu për të bërë homazhe dhe për të kujtuar martirët e Reçakut. Mediat botërore në këtë vend patën pasqyruar njëkohësisht edhe fytyrën barbare me tendenca gjenocidale të Serbisë ndaj një populli të pafajshëm shqiptar”, tha Basha.

Këtë masakër gjatë ditës e përkujtuan edhe krerë të partive tjera politike, organizata ndërkombëtare që operojnë në Kosovë por edhe qytetarë të shumtë që ishin për vizitë në kompleksin memorial.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Shtrenjtimi i rrymës, ZRrE tregon se kur pritet ta marr vendimin

Gazetarja nga Ukraina: Jemi një grup që po e promovojmë Kosovën si vend të sigurt për të jetuar

Gazetarja nga Ukraina: Jemi një grup që po e promovojmë Kosovën si vend të sigurt për të jetuar

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Arrestohen tetë të mitur që u rrahën mes vete në Malishevë

Arrestohen dy persona për marrje ryshfeti në Ferizaj

Defekt kritik në raketë? NASA shtyn sërish misionin historik Artemis II?

Defekt kritik në raketë? NASA shtyn sërish misionin historik Artemis II?

Arrestohen tetë të mitur që u rrahën mes vete në Malishevë

Arrestohen dy persona për marrje ryshfeti në Ferizaj

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 3 vite burg për grabitje në Drenas

Drita para lavdisë e historisë në Evropë, Ramadani: “Në fushë do të shihni 11 gladiatorë”

Drita para lavdisë e historisë në Evropë, Ramadani: “Në fushë do të shihni 11 gladiatorë”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën