TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Griezmann, konkurrent i Bellinghamit për lojtarin më vendimtar në Spanjë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Griezmann, konkurrent i Bellinghamit për lojtarin më vendimtar në Spanjë

Pasi shënoi gol të shkëlqyer në eliminimin e Real Madridit nga Kupa e Mbretit, Antoine Griezmann edhe një herë tjetër e eklipsoi Jude Bellinghamin në duelin e lojtarëve që konsiderohen më vendimtarët në Spanjë.

Griezmanni fitoi topin në duel me Vinicius Juniorin, vrapoi nga krahu i djathtë dhe depërtoi në zonë, për të gjuajtur më pas fuqishëm nga një kënd i vështirë. Ai shënoi gol duke e dërguar topin pak mbi shpatullat e portierit Andriy Lunin. Ishte goli i tretë në kohën shtesë, që e dërgoi Atleticon në epërsi, në ndeshjen të cilën në fund Atletico Madridi e fitoi 4:2 në Kupën e Mbretit të enjten mbrëma.

“Zëvendësuesit tanë i dhanë shtytje lojës dhe lojtari magjik si Griezmanni e kreu punën”, tha trajneri i Atleticos, Diego Simeone, kur u pyet se çka ndikoi që skuadra e tij kaloi në çerekfinale.

Real Madridi ka vetëm dy humbje në 29 ndeshje në të gjitha garat në këtë kampanjë, përfshirë Ligën e Kampionëve. Të dy humbjet kanë ardhur nga Atletico Madridi.

Griezmann po ashtu shënoi gol në fitoren e Atleticos 3:1 ndaj Realit në ligën spanjolle në muajin shtator. Ai ishte shënues edhe në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite, kur Atletico humbi 5:3 nga Reali në vazhdime.

Në fitore apo humbje ndaj rivalit më të madh të Atleticos, Griezmanni ka dhënë maksimumin për skuadrën e tij dhe ka vepruar si organizator duke ndihmuar në mesfushë edhe në fazën defensive – kushti që Simeone kërkon nga lojtarët për të qenë pjesë e skuadrës.

Këto paraqitje vijnë nga një lojtar të cilin Barcelona e ktheu në Atletico pas dy edicioneve jo pozitive, pasi ai asnjëherë nuk shfaqi talentin që e ndihmoi Francën ta fitojë Kupën e Botës 2018.

Qëkur Griezmann u kthye në Atletico në shtator të vitit 2021, u duk se ai nuk ishte larguar kurrë. 32-vjeçari e shkroi emrin e tij në historinë e Atleticos duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori. Klubi e nderoi këtë të arritur të enjten me fanellën me numrin 174. Francezi e theu rekordin e Luis Aragonesit.

Griezmann më pas shënoi golin e 175-të në fitoren ndaj Realit.

“Kemi qenë me fat që e kemi mposhtur Realin dy herë dhe është e vërtetë se jemi shumë të fortë në shtëpi”, tha Griezmann. “Jam shumë i lumtur me përkushtimin e gjithë skuadrës. Jemi të lodhur dhe nuk kemi shumë kohë për pushim”.

Përderisa Griezmann vazhdoi shkëlqimin kundër Realit, Atletico ka treguar edhe një herë tjetër se është prej klubeve të rralla që mund ta mbajë Bellinghamin të qetë.

Bellinghami e qëlloi transversalen në ndeshjen e së enjtes, ndërsa asistoi për Joselu Maton në golin e barazimit, 2:2.

Bellinghami shpejtë është kthyer në lojtar të klasit botëror qëkur u transferua në Madrid nga Borussia Dortmundi në verën e kaluar. 20-vjeçari ka shënuar 17 gola, përfshirë 13 në ligë. Ka qenë prej meritorëve që Reali është në krye të tabelës, me vetëm një pikë prapa Gironas.

Griezmanni është me një gol më shumë se Bellinghami aktualisht. Atletico megjithatë ka pasur disa humbje në ligë në raundet e fundit dhe zë pozitën e pestë me 10 pikë prapa Realit.

Reali e ka shansin e revanshit, pasi më 4 shkurt Atletico viziton “Santiago Bernabeun” në ndeshje në ligë.

“Atletico, njësoj si ne, bëri përpjekje të jashtëzakonshme. Askush nuk meritoi të humbë. Ne humbëm, por duhet të shikojmë para”, ka thënë trajneri Carlo Ancelotti. “Tani kemi dy javë për të punuar mirë e për ta përmirësuar gjendjen fizike”, theksoi tekniku italian i Real Madridit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bora i jep fund sezonit katastrofik të Prishtinës, arrin për herë të parë në gjysmëfinale të Play-Offit

Bora i jep fund sezonit katastrofik të Prishtinës, arrin për herë të parë në gjysmëfinale të Play-Offit

Vdiq Alex Manninger, ish-portier i Austrisë

Vdiq Alex Manninger, ish-portier i Austrisë

DISTRIA KRASNIQI KAMPIONE E RE E EVROPËS NË XHUDO

DISTRIA KRASNIQI KAMPIONE E RE E EVROPËS NË XHUDO

City konfirmon largimin e Bernardos

City konfirmon largimin e Bernardos

Sadiku: Konjufca është djalë i mirë, por bën ‘hajgare’ dhe manipulon

Sadiku: Konjufca është djalë i mirë, por bën ‘hajgare’ dhe manipulon

“InfoNata” 16.04.2026

“InfoNata” 16.04.2026

Pacolli: Jemi të gatshëm për kompromise për presidentin, opozita po dëshiron zgjedhje

Pacolli: Jemi të gatshëm për kompromise për presidentin, opozita po dëshiron zgjedhje

Një pjesë e Obliqit dhe disa fshatra pa ujë të pijshëm, kontraktori privat dëmtoi gypin dhe nuk e raportoi

Dëmtohet gypi furnizues në Shkabaj, disa zona do të përballen me reduktime të furnizimit me ujë

Arrestohet një person në Vushtrri, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë në veturë

Arrestohet një person në Vushtrri, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë në veturë

Bora i jep fund sezonit katastrofik të Prishtinës, arrin për herë të parë në gjysmëfinale të Play-Offit

Bora i jep fund sezonit katastrofik të Prishtinës, arrin për herë të parë në gjysmëfinale të Play-Offit

Pacolli: Mbrojtja e ujërave dhe shtimi i kapaciteteve është prioritet

Pacolli: Mbrojtja e ujërave dhe shtimi i kapaciteteve është prioritet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën