TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shoqata sindikale akuzon MPJD-në: 21 muaj me zv. të Sekretarit, 13 departamente pa drejtorë e 9 divizione pa udhëheqës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Personat non-grata në Kosovë, MPJD dhe MPB nuk publikojnë të dhënat për këta persona

Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm e ka akuzuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës se nuk i ka sistemuar dhe plotësuar vendet e punës në pozita udhëheqëse në këtë institucion, raporton teve1.info

Sipas një komunikate për medie, aktualisht MPJD udhëhiqet nga zëvendës Sekretari i Përgjithshëm, i cili sipas Shoqatës është ngritur në këtë pozitë pa konkurs.

“Aktualisht në MPJD është një “Zëvendësues të Sekretarit të Përgjithshëm” i cili jashtëligjshëm (pa konkurs, i ngritur në pozite nga disa nivele më të ulëta dhe nga ish-Ministria e Diasporës pa përvojë në bërjen e politikës së jashtme) emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike dhe përnjëherë me Vendimin e Zëvendëskryeministres/Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës numër 08/2022 të datës 10.01.2022 caktohet zëvendësues i Sekretarit të Përgjithshëm të MPJD-së. Nga data 10 janar 2022 (Ligji nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë, neni 35), pozita e “Sekretarit të Përgjithshëm” është “uzurpuar” me “zëvendësues” në kundërshtim me të gjitha normat dhe legjislacionin paraprak dhe atë aktual në fuqi të Republikës së Kosovës. Si rezultat, të gjitha vendimet e nxjerra nga “Zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm” pas datës 10.01.2022 kanë pasoja juridike”, thuhet në komunikatë.

Sipas Shoqatës Sindikale, nga 13 departamente kyçe në këtë ministri, gjashtë prej tyre nuk kanë drejtorë.

“Metodat uzurpuese nuk ndalojnë vetëm me pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm pasi që për një periudhë pothuajse dy vjeçare në MPJD në Prishtinë, sipas Rregullores (ZKM) nr. 01/2022, janë 13 Departamente kyçe, por 6 nga këto departamente nuk kanë Drejtorë. Pa drejtorë kanë qenë edhe departamente të fushave kryesore e të rëndësisë së lartë për vendin, si “Departamenti për Evropë, BE dhe Rajon”, “Departamenti për Amerika”, “Departamenti për NATO dhe Politika të Sigurisë”, “Departamenti për Diplomaci Publike”, “Protokolli i Shtetit”, “Departamenti për Çështje Ligjore dhe Traktate” etj. Është edhe më shumë shqetësuese, por mbi të gjitha jashtë çdo norme ligjore, centralizimi i këtyre fushave kryesore dhe të rëndësisë së lartë për vendin tek pozita e “Zëvendësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, MPJD përbëhet nga 9 divizione, 40 për qind e të cilave nuk kanë udhëheqës.

“Sipas Rregullores së njëjtë, këto departamente kanë 31 divizione (njësi vartëse). Fatkeqësisht, 9 divizione nuk kanë Udhëheqës, ndërkaq së fundmi janë emëruar 3 “Zëvendësues të Udhëheqësve të Divizionit” pa konkurs, pra pa konkurrencë të hapur në krahasim me kolegët që janë më kompetentë e kanë më shumë përvojë pune. Kjo nënkupton se përveç se rreth 40 % e divizioneve nuk kanë udhëheqës. Me aplikimin e metodave të tilla klandestine po ushtrohet pabarazi në punë dhe në karrierë duke shkelur kështu parimet bazë të Kushtetutës së vendit. Këto të gjetura janë vetëm disa nga parregullsitë e hasura në MPJD. Në të ardhmen Sindikata do të njoftojë opinionin publik edhe për të gjetura tjera veç e veç”, thuhet në komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohet një person në Istog për narkotikë, Policia bastis banesën dhe dyqanin e tij

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030?

A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030?

“The Guardian”: Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë

Mbrojtja kërkon lirimin e Hashim Thaçit

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohet një person në Istog për narkotikë, Policia bastis banesën dhe dyqanin e tij

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Çmimi i naftës ngritet sërish pas kërcënimeve të fundit të Trumpit

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030?

A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030?

“The Guardian”: Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë

Mbrojtja kërkon lirimin e Hashim Thaçit

Studentët shqiptarë protestojnë të hënën në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën